Arben Mustafa

Arben Mustafa kritikoi Qeverinë për eksperimentim me paranë publike, në mungesë të aftësisë për menaxhimin e krizës

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa gjatë një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë Kurti për eksperimentim me paranë publike, në mungesë të aftësisë për të menaxhuar krizën financiare në Kosovë. Ai ka thënë se nisma e fundit e Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e përkohshëm të punësimit nuk ka efekt substancial për të zgjidhur problemin e papunësisë. Papunësia është problem strukturor i ekonomisë së Kosovës dhe nuk mund të adresohet me masa 6 mujore dhe të njëhershme. Sidomos kur ato janë të dizajnuara vetëm sa për të theksuar fraza populliste sikur ajo ‘çdo shtëpi nga një të punësuar’, të bazuara në kritere vështirë të plotësueshme dhe që vetëm sa stimulojnë mashtrimin me paranë publike. Për më tepër, hartimi i masave të tilla pa një vlerësim paraprak të numrit të përfituesve të mundshëm dhe kostos së pritur për buxhetin e shtetit paraqet një menaxhim të papërgjegjshëm të financave publike”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …