Arben Ristani

Arben Ristani: Drejtuesit e PD-së analizuan vjedhjen e kundërshtarit dhe jo veten, duke fshehur të vërtetën

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, njëri nga kritikët e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit, ka komentuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar demokrat ditën e djeshme shprehet se vendi ka nevojë për një opozitë të besueshme. Ristani thotë se drejtuesit e PD-së analizuan vjedhjen e kundërshtarit dhe jo veten duke fshehur të vërtetën. “Drejtuesit e PD zhvilluan“Kuvendin”, për të analizuar vjedhjen e kundërshtarit, duke mos gjetur forcën, kurajon dhe përgjegjshmërinë, për të analizuar veten. Fshehja nga e vërteta me metoden e strucit, nuk do i ccoje larg. Vendi ka nevojë  ulëritëse për opozitë të vërtetë dhe alternativë të besueshme” shkruan Ristani. Ristani ishte mes 600 emrave në garë për një vend, në Këshillin e ri Kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …