Arbër Ademi realizoi video takim me kolegët e tij nga Parlamenti Italian

Arbër Ademi realizoi video takim me kolegët e tij nga Parlamenti Italian

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi sot realizoi videotakim me Alesandro Xhillo Vinja, kryetar i Komitetit për Politika të BE-së dhe Xhulio Tremonti, kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme, si dhe me anëtarët e të dy trupave. Ata informuan se në mbledhjen e Komitetit për Politika të BE-së dhe Komitetit për Punë të Jashtme në Kuvendin e deputetëve, janë shqyrtuar dhe debatuar katër rezoluta të rëndësishme në lidhje me mbështetjen e Italisë për procesin e zgjerimit të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Kryetari Ademi falënderoi për qëndrimet parimore të Italisë dhe mbështetjen e përgjithshme për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ademi i njoftoi bashkëbiseduesit me zhvillimet aktuale në vend, që ndodhet para formimit të qeverisë teknike në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, ndërsa në rrugën evropiane përballet me veton nga Bullgaria, e cila kërkon ndryshimin e Kushtetutës. Në lidhje me relacionet me Italinë, theksoi se kemi bashkëpunim të mirë, i cili sigurisht që mund të përmirësohet.

Kryetarët e Komitetit për Politika të BE-së dhe Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Italian shprehën mbështetjen e plotë të vendit të tyre për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se Italia mund të ofrojë ndihmë në lidhje me anëtarësimin në BE duke forcuar bashkëpunimin e përgjithshëm.

Në videotakim u shkëmbyen mendime, u prezantuan perspektivat dhe çështjet kritike lidhur me rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në BE, si dhe në lidhje me transponimin e acquis communautaire, si dhe në lidhje me mbështetjen e mendimit publik.

Në videotakim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral dhe mundësitë për avancimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Gjermania, Franca e Italia, do të vënë veton ndaj rekomandimit të 82% të deputetëve të Asamblesë

Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet,  Gerald Knaus, ndërsa ka komentuar deklaratat e fundit të ambasadorit …