Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Ardian Gjini: Kam qenë nënkryetar i Haradinajt, Kurti ishte nënkryetar i Nenad Rikalos në KAN

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media. Gjini bëri një krahasim mes të kaluarës së tij politike dhe asaj të Kurtit, duke rikthyer në vëmendje periudhën e funksionimit të organizatës KAN. “Unë kam qenë nënkryetar i Ramush Haradinajt, po Albin Kurti ka qenë nënkryetar i Nenad Rikalos në KAN!”, deklaroi Gjini para gazetarëve. Sipas tij, ndërsa angazhimi i tij politik ka qenë i lidhur me Ramush Haradinajn dhe krahun e luftës, Kurti duhet të japë shpjegime për të kaluarën e tij në organizatën KAN dhe bashkëpunimin me Nenad Rikalo. Gjini e lidhi këtë deklaratë edhe me zhvillimet e fundit politike, duke akuzuar Kurtin për bllokimin e institucioneve pas ngërçit në Kuvendin e Kosovës. Ai përsëriti se nuk do të zhvillojë takime prapaskenash me kreun e LVV-së, por e sfidoi atë në një debat të hapur televiziv për t’i ballafaquar publikisht qëndrimet dhe faktet. Në deklaratën e tij u përmend edhe Nenad Rikalo, i cili më vonë u bë pjesë e Listës Serbe dhe shërbeu si ministër i Bujqësisë. Rikalo ka deklaruar publikisht se në vitin 2003 ka bashkëthemeluar organizatën KAN së bashku me Albin Kurtin.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK

OVL e UÇK-së kritikon bllokimin institucional: Kosova nuk është pronë e asnjë partie

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas ndërprerjes së …