Ardita Sinani

Ardita Sinani: Është për të ardhur keq që emisarët, Escobar dhe Lajçak nuk i kanë takuar përfaqësuesit e shqiptarëve, në Serbi

Emisarët: Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak pas vizitës ë Kosovë, kanë qëndruar për bisedime në Beograd.  Gjatë qëndrimit në  Serbi nuk kanë takuar përfaqësuesit e Kosovës Lindore. Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se është për të ardhur keq që Escobar dhe Lajcak s’kanë takuar përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi. Është i  kuptueshëm takimi i fundit me kryetarët e katër komunave me shumicë serbe të veriut të Kosovës, sidomos duke i marrë parasysh tensionet dhe përshkallëzimin e mundshëm të stabilitetit dhe sigurisë, por është e pakuptueshme mungesa e takimeve me të zgjedhurit e shqiptarëve në tri komunat e Kosovës Lindore  ka shkruar zonja, Ardita  Sinani.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …