leoni

Musliu-Shoshi

Ariana Shoshi: Kryeministër, Avdullah Hoti, pse flamurin e Kosovës e keni lënë te dera e jo në vendin e duhur

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka pyetur kryeministrin Avdullah Hoti se pse flamurin e Kosovës e ka lënë të dera dhe jo në vendin e duhur siç është e rregulluar me Ligjin për protokollin e shtetit, në paraqitjen e tij virtuale në Samitin e Sofjes. Më tutje, ajo ia ka dhënë një këshillë Hotit, duke i thënë se nga ai “pritet sjellje dinjitoze karshi simboleve dhe shtetit tonë”. “Kryeministër, pse flamurin shtetëror të Kosovës e keni lënë te dera e jo në vendin e duhur siç është e rregulluar me Ligjin për protokollin e shtetit, me qëllimin e përfaqësimit të barabartë të Republikës së Kosovës. Ky ligj ju obligon që në tavolinën tuaj, gjatë mbajtjes së takimeve të vendosni flamuj të vegjël shtetëror ose prapa juve flamuj të mëdhenj shtetëror. Kryeministër, jeni rangu më i lartë i pushtetit ekzekutiv në Kosovë e nga ju pritet sjellje dinjitoze karshi simboleve dhe shtetit tonë”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …