Shqiprim Arifi kërkon nga Albin Kurti përfshirjen në dialogun me Serbinë edhe të përfaqësuesve të Kosovës Lindore

Arifi: Është momenti i fundit që edhe njëherë të tematizohet kërkesa e shqiptarëve të Kosovës Lindore për bashkim

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, ka thënë se është momenti i fundit që edhe njëherë të tematizohet kërkesa e shqiptarëve të Kosovës Lindore të cilët dëshirojnë të bashkohen me Kosovën. Në një emisionin televiziv Arifi ka thënë se kushti i tyre për realizimin e kësaj kërkese është që të mos cenohet integriteti territorial i Kosovës. “Për serbët në veri të Kosovës bisedohet sikur ata janë i vetmi minoritet në Ballkan, përderisa askush nuk merret me shqiptarët që jetojnë në Preshevë, ka thënë i pari i Preshevës. Ai ka thënë gjithashtu se nuk pretendon të fitojë zgjedhje duke luajtur me kufij. “Ai i cili bën lojë me neve për këtë çështje, nuk i njeh mirë preshevarët” ka thënë Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …