Armend Zemaj paralajmëron kthimin e normalitetit në vend gjatë muajve qershor dhe korrik

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj paralajmëron kthimin e normalitetit në vend gjatë muajve qershor dhe korrik

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se pas ardhjes së vaksinës anti-Covid, normaliteti në vend do të kthehet në muajt qershor dhe korrik. Zemaj, gjatë një vizite në Spitalin e Vushtrrisë, ka thënë se presin që gjatë këtij viti të angazhohen 1000 persona staf i mesëm në Spitalet e Kosovës. “Iu kemi dhënë zgjidhje shumë problemeve që kanë qenë të trashëguara. Ekspertët tanë, politikat e ministrisë, arritën ta vënë në përdorim plazmën për trajtim me Covid-19. Spitali i Vushtrrisë na ka ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë”, tha ministri në detyrë i Shëndetësisë. Zemaj tha se vaksina kundër Covid-19 po vjen në Kosovë. “Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthehemi normalitetit në vend. 1000 persona staf të mesëm do t’i angazhojmë gjatë këtij viti”, tha ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …