KQZ aprovon formularët e rezultateve të zgjedhjeve pa emrat e kandidatëve të pacertifikuar

KQZ aprovon formularët e rezultateve të zgjedhjeve pa emrat e kandidatëve të pacertifikuar

Janë aprovuar formularët e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit pa emrat e kandidatëve të pacertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo ka shkaktuar reagime nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ. Anëtari i KQZ-së, Alim Rama nga Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me këtë duke thënë se mund të krijohet një huti tek komisionerët dhe vëzhguesit tek formularët. Tutje Rama kërkoi që të rregullohen gabimet teknike në formularë. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka reagoi duke i thënë që mos t’ia përmend emrin e saj, pasi sipas saj çdo vendim është i bazuar në ligj. Ndërsa, anëtari nga Nisma Socialdemokrate, Eshref Vishi ka thënë se është shqetësuese se si një subjekt politik bën thirrje tek votuesit për veprimet që bien ndesh me dokumentet e miratuara në KQZ.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …