leoni

Arrestohet edhe deputeti, Faton Topalli

Edhe
deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Faton Topalli është arrestuar para pak
minutash. Burime të medieve mësojnë se ai është arrestuar brenda Kuvendit të
Kosovës, ku sigurimi nuk e ka lejuar të dalë jashtë ndërtesës. Ndalimin e ka
konfirmuar edhe vetë deputeti, Faton Topalli, përmes një njoftimi në Facebook. “Para
gjysmë ore hyra në Kuvend për t’i kryer detyrat që më takojnë si deputet. Tani
policia nuk më lë të dal nga Kuvendi. Nuk më thanë asnjë arsye pse nuk mund të
dal. Momentalisht jam i arrestuar brenda Kuvendit. Kryemimistri Mustafa po
feston një vjetorin e pushtetit të tij përmes arrestimit të deputetëve të
opozitës. Po në rrugën tonë për Republikën e Kosovës nuk mund të na ndal
askush”, ka shkruar Topalli në profilin e tij në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …