Artan Behrami paralajmëron kthimin e Thaçit dhe Veselit: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se kthimi në Kosovë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit Kadri Veseli është “më afër se kurrë”. Behrami u ka bërë thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të PDK-së që të angazhohen maksimalisht për t’i sjellë fitoren partisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Sot, si kurrë më parë, duhet të japim krejt çfarë kemi për t’ia sjellë fitoren e madhe PDK-së në prag të kthimit të tyre”, ka shkruar Behrami. Ai ka theksuar se, sipas tij, elektorati i PDK-së nuk është thyer as pas dërgimit të Thaçit dhe Veselit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas Behramit, PDK-ja ndodhet pranë asaj që ai e quajti “fitore e dyfishtë”, duke iu referuar fitores së partisë dhe kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, si dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …