Artan Behrami: Pushteti po frikëson bizneset që ta kundërshtojnë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po ushtron presion ndaj bizneseve vendore, duke i cilësuar veprimet e pushtetit si përpjekje për t’i frikësuar sipërmarrësit. Sipas Behramit, bizneset që nuk i nënshtrohen pushtetit po përballen me presion institucional, gjë që, sipas tij, krijon pasiguri për investimet dhe dëmton klimën ekonomike në vend. Ai vlerësoi se sektori privat duhet të mbrohet dhe jo të vihet nën presion politik, duke shtuar se zhvillimi ekonomik kërkon institucione që mbështesin prodhuesit dhe investitorët, e jo masa që, sipas tij, dekurajojnë aktivitetin e tyre. Behrami theksoi se bizneset duhet të kenë lirinë të veprojnë pa frikë nga ndërhyrjet politike, duke bërë thirrje për një qasje që garanton siguri juridike dhe trajtim të barabartë për të gjithë sektorin privat.

Kontrolloni gjithashtu

Shuma e buxhetit për blerjen e teksteve e mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 2022-2023, ishte mbi 11 milionë euro. Kështu u tha në komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Viti i ri shkollor nis më 1 shtator, prindërit kritikojnë subvencionimin e teksteve

Më pak se dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor në Kosovë, prindërit …