Brickos

Artisti ferizajas Heset Maliqi – Quza mbajti  performancë artistike me të rinjtë ferizajas

Mbrëmë në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj, është mbajtur një performancë artistike e artistit të mirënjohur ferizajas, Heset Maliqi – Quza, bashkë me nxënësit e shkollave të mesme dhe artistë të tjerë, ku publikut i ofruan një kolazh veprash muzikore, deklamuese, me motive kombëtare. Pjesë e kësaj ngjarje shumë të rëndësishme ishte edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deputet të Kuvendit të Kosovës, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe mysafirë të shumtë. Agjenda e muajit qershor në kuadër të 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

May be an image of 3 people and crowd

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …