leoni

Asfaltohen edhe rrugët e fshatit Prelez të Muhaxherëve

Këtë të premte është bërë asfaltimi i rrugëve edhe në fshatin Prelez i Muhaxherëve. Nga afër punimet në këtë projekt i ka përcjellë edhe drejtori i infrastrukturës në komunën e Ferizajt, Arbër Bytyqi, së bashku me mbikëqyrësit e këtij projekti. Me këtë rast drejtori Bytyqi, ka thënë se asfaltimi i këtyre rrugëve ka rëndësi jetike për banorët e këtij lokaliteti. “Jemi në fshatin Prelez ku po fillohet me asfaltimin e 16 rrugicave të këtij fshati. Gjatë këtij vitit do të përfundohen disa prej tyre, ndërsa bëhet fjalë për një projekt në vlerë 225 mijë euro, ndërkaq gjatësia e tyre është rreth 5 kilometra rrugë. Ne i dëgjuam shqetësimet e banorëve në lidhje më problemin e kanalizimit dhe është këtu një zonë afër vendit ku gjatë vërshimeve të kanalizimit fekal mbushet dhe ai kanalizim del në rrugë, por ne ju premtuam që do të bëjmë një lidhje alternative dhe është lidhje e lehtë dhe e mundshme”, ka thënë drejtori Bytyqi. Ndërkaq banorët e këtij fshati janë shprehur tejet të kënaqur me investimet që po bëhen në Prelez të Muhaxherëve. Pritet që edhe ditëve në vijim të vazhdohet të punohet me po të njëjtin intensitet në rregullimin dhe asfaltimin e shumë rrugëve të qytetit, por edhe fshatrave të Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Komuna e Deçanit ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Fitimi i të drejtës për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është …