Asfaltohen rrugët në lagjen Xhinovci të Makërmali

Janë asfaltuar disa rrugë në lagjen Xhinovci të fshatit Makërmal të komunës së Skenderajt. Më këtë rast nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka inspektuar punimet në këtë projekt, duke shprehur kënaqësinë me realizimin e tij. Ai ka takuar edhe banorët e Makërmalit me të cilët ka bashkëbiseduar në lidhje me projektet që po realizohen dhe do të realizohen në të ardhmen e afërt.

Nura siguroi se brenda javës do të asfaltohen edhe rrugët në lagjet Goxhuli dhe Asllani, ndërsa shpejt do të nis edhe hartimi i projektit të kanalizimit për këtë fshat.

Banorët e Makërmalit u shprehën të kënaqur me projektet që po realizon Komuna e Skenderajt në fshatin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Në prag të nisjes së fushatës së korrje-shirjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural …