Brickos

Vazhdojnë punimet në rrugët e Klladërnicës së Skenderajt

Kanë vazhduar me dinamikën e paraparë punimet në dy rrugët e lagjeve të fshatit Klladërnicë të komunës së Skenderajt. Përkushtimi për punë cilësore dhe dinamikë të shtuar ka bërë që nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura t’i vizitojë shpesh këto vendpunishte.

Ai ka qëndruar në këtë fshat ku ka takuar një pjesë të banorëve të fshatit dhe ka monitoruar punët në dy rrugët e fshatit.

Nënkryetari Nura u ka premtuar banorëve të Klladërnicës se përveç dy rrugëve në të cilat po punohet, shumë shpejt do të fillojnë punimet edhe në rrugët tjera të lagjeve të fshatit.

Komuna e Skenderaj po vazhdon me përkushtim të madh realizimin e projekteve në gjithë territorin e komunës. Në këtë kuadër përfitues janë edhe banorët e Klladërnicës. Në këtë fshat vitin e kaluar është investuar në riparimin e rrugës kryesore të fshatit që lidh Klladërnicën me bashkësinë lokale të Runikut dhe atë të Turiqecit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …