Asfaltohet rruga Gorancë-Glloboqicë-pjesa nga Kaçaniku

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, përcolli nga afër ecurinë e asfaltimit të rrugës Gorancë- Glloboqicë-pjesa nga Kaçaniku.

Me këtë rast Kryetari Ilazi tha se ky projekt do të jetë mjaft i rëndësishëm për banorët e kësaj ane të cilët do të shkurtojnë rrugën me kilometra të tërë për të shkuar në fshatin Gorancë apo në Han të Elezit dhe anasjelltas. Sipas Kryetarit e veçanta e këtij projekti është se kjo rrugë do të lidhë me një rrugë të vetme dy pikat kufitare me Maqedoninë me Shkupin e Tetovën. Realizimi i këtij projekti në vlerë 688 mijë e 381 është financuar në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës. Gjatësia e kësaj rruge është 5. 28 kilometra.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …