Asfaltohet rruga në Lagjen Fazliu dhe Rexhepi në fshatin Bajnicë- faza e dytë

Investimet komunale në infrastrukturën rrugore në Komunën e Kaçanikut pothuajse po hyjnë në fazën finale, për të vazhduar më pas me investime në kuadër të zhvillimit ekonomik. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, vizitoi nga afër ecurinë e procesit të asfaltimit të rrugës në lagjet Fazliu dhe Rexhepi, investim nga buxheti komunal. Kryetari Ilazi vlerësoi lartë implementimin e këtij projekti, duke vlerësuar se asfaltimi i këtyre dy rrugëve mundëson lidhjen e lagjeve me rrugën kryesore të fshatit pa vështirësi qarkullimi. Edhe banorët u ndanë të kënaqur me këtë projekt, ndërsa shtuan se përmes asfaltimit do ta kenë më të lehtë qarkullimin mes dy lagjeve dhe lidhjen me rrugën kryesore të fshatit. Valmir Krasniqi menaxher i projektit, tha se projekti është në tërësi investim nga buxheti komunal ku për projektin në fjalë janë ndarë 19 mijë e 805 euro, për fazën e dytë, ndërsa faza e parë është realizuar vitin e kaluar poashtu nga investimet komunale. Gjatësia e rrugës është 790 metra.

Kontrolloni gjithashtu

E enjtja, dita e takimeve me qytetarët e komunës së Rahovecit

Të gjithë ata që shkuan për t’u takuar me udhëheqësin e komunës së Rahovecit dhe …