AShNA dhe Albcontrol arrijnë marrëveshe për hajen e korridorit ajror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

AShNA dhe Albcontrol arrijnë marrëveshe për hajen e korridorit ajror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Për herë të parë që nga pas lufta është hapur korridori ajror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, falë një marrëveshje që është arritur sot ndërmjet Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe Albcontrol. Kjo marrëveshje falë edhe mbështetjes së NATO-s, është vlerësuar si një e arritur e madhe ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për hapjen e trafikut ajror, që do të jetë e dobishme për të dyja vendet. Drejtori i AShNA-së, Bahri Nuredini tha se është arritur një letër-marrëveshje për hapjen e korridorit ajror ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, që sipas tij marrëveshja është si pararendëse e takimeve të shumta të cilat janë udhëheq nga NATO-ja. Nuredini pret që përveç shkurtimit të kohës së udhëtimit me aeroplan, do të ulet edhe kostoja e fluturimeve. Ndërsa, Dritan Gjonbalaj kryetar i Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Shqipërisë tha se Republika e Shqipërisë, si faktor i rëndësishëm rajonal ka bashkëpunuar me aleatët e saj për normalizimin e aviacionit në Ballkan, në veçanti për normalizimin e hapësirës ajrore me Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …