leoni

Asnjë politikan apo veprimtar nga Kosova, përveç një ish deputeteje të LDK-së, nuk mori pjesë në mitingun e Sali Berishës

Asnjë politikan apo veprimtar nga Kosova, përveç një ish deputeteje të LDK-së, nuk mori pjesë në mitingun e Sali Berishës

Edhe pse Sali Berisha ka thirrur sot një protestë nën retorikën e tij të njohur populiste duket se asnjë emër i njohur nga Kosova nuk iu ka  bashkuar atij. Nga lista e folësve në miting mësohet se vetëm një ish deputete e LDK-së  Melihate Termkolli, doli në mbështetje të Sali Berishës,  e cila edhe foli para protestuesve. Duket se pavarësisht përpjekjeve të Berishës për t’i ‘prekur’ shqiptarët me thirrje kundër Aleksandër Vuçiç dhe Ballkanit të Hapur, partitë serioze apo intelektualët e Kosovës nuk e kanë ngrënë këtë ‘karrem’. Berisha shoqërohej nga Flamur Noka, Erzen Breçani, Tritan Shehu, Albana Vokshi nga Ylli Manjani e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

H. Bajrami: Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka publikuar 4 kontrata njëburimore, në shumë prej 683 mijë euro

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se është duke vazhduar …