Brickos

Asociacioni i Komunave të Kosovës, memorandum bashkëpunimi me AKB

Një hap të rëndësishëm vendosëm në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me qëllim fuqizimin e ekonomisë dhe qeverisjes lokale, përmes Memorandumit të Bashkëpunimit që nënshkruam me Aleancën Kosovare të Bizneseve, përmes së cilës do të krijohen lehtësi më të mëdha në të bërit biznes dhe klimën investuese në komuna, promovimin e produkteve vendore, krijimin e mundësive që AKB të sjellë investitorë potencial në Komuna si dhe ecjen bashkë të pushtetit lokal dhe bizneseve në agjendën e qartë për zhvillimin ekonomik lokal. Faleminderit Kryetarit të AKB-së, Agim Shahini për mirëpritjen, gatishmërinë e bashkëpunimit dhe punën e palodhshme të Aleancës Kosovare të Biznesve që këtë vit shënon 20 vite punë e angazhim në dobi të bizneseve tona, ka shkruar në llogarin e tij në facebook, kryetari Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …