Administrata Tatimore e Kosovës

ATK në këtë vit ka pasur rënie të të hyrave mbi 1.2 miliard euro si shkak i pandemisë së koronavirusit

Kryeministri Avdullah Hoti e ka zhvilluar një vizitë në Administratën Tatimore të Kosovës. Ai i shoqëruar edhe me ministren e financave Hykemte Bajramim ka thënë se ATK-ja, po e zbaton ligjin për rimëkëmbje  ekonomike. Derisa zëvendës drejtori Ekrem Hysenaj ka thënë se ATK-ja, ka pasur humbje të mëdha për shkak të pandemisë Covid-19. “Kemi pas të hyra më pak këtë vit 73 milion euro më pak se plani fillestar i të hyrave. Ndikimi i pandemisë ka pas rënie mbi 1.2 miliard euro këtë vit. Stoku i borgjit këtë vit ka rritje 409 milion euro. 142 mijë tatim pagues aktiv”, ka bërë të ditur Hysenaj. Ai madje përmendi edhe punën në pakon e re fiskale që pritet të finalizohet në janar të 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …