Komuna e Drenasit

Auditori i Përgjithshëm: Në vitin 2016, Komuna e Drenasit i ka “ikur” tatimit dhe nuk ka zbatuar rekomandimet

Asambleisti i Nisma për Kosovën në Drenas, Vehbi Berisha, në faqen e tij zyrtare në facebook ka publikuar disa nga gjetjet e raportit të vitit 2016 të auditorit të përgjithshëm për Komunën e Drenasit. Për me tepër shih postimin e plotë të publikuar nga asambleisti Berisha, Të nderuar qytetarë të Drenasit, pak para disa ditësh Zyra Kombëtare e Auditimit publikoi raportin e auditmit për vitin që lamë pas 2016, në lidhje me raportin financiar vjetor të Komunës së Drenasit, të cilin mund ta gjeni në linkun në vazhdim ku dhe ju inkurajoj ta lexoni:

 http://www.zka-rks.org/repository/docs/RaportiAuditimit_KDR_2016_Shqip_221003.pdf.

Në vazhdim do ua prezantoj vetëm disa nga të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm nga raporti zyrtar për Komunën e Drenasit, të cilat i kam bashkangjitur se bashku me ketë postim në formë të fotove (screenshot) për të qenë sa më argumentues.

Nga raporti fillimisht konfirmohet shifra tejet e lartë e buxhetit të pashpenzuar në vitin e kaluar 2016 për të cilën çështje kam reaguar edhe në kuvend gjatë diskutimit të raportit të punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2016, e aq më keq që ky buxhet i pashpenzuar është pikërisht në kategorinë më të nevojshme për qytetarët tanë siç është ajo e investimeve kapitale, ku dëshmohet se afro 1 milion euro nga investimet kapitale të parapara për vitin 2016 kanë mbet pa u shpenzuar edhe pse fshatrat dhe qyteti ynë lëngon nga mungesa e investimeve në infrastrukturë.

Pastaj problem i vazhdueshëm për Komunën e Drenasit po del të jetë edhe mos zbatimi i rekomandimeve të dhëna nga Auditori i Përgjithshëm, dukuri kjo e cila fatkeqësisht po na përcillet prej vitit në vit, ku nga 14 rekomandime gjithsejtë vetëm 5 rekomandime janë adresuar-zbatuar plotësisht, apo përkthyer në përqindje i bie që janë realizuar vetëm 35 % të rekomandimeve të auditorit.

Për të vazhduar me të gjeturat e auditorit që konsiderohen si raste misterioze ose skandaloze siç citohet tek çështja nr. 9 në raport ku nuk ka kurrfarë dëshmie që komuna ka kërkuar disa shërbime, mirëpo drejtorët e shkollave përkatëse kishin nënshkruar raport për pranimin e këtyre shërbimeve. Operatori Ekonomik kishte dërguar lëndën (faturat dhe raportet) tek përmbaruesi privat. Apo edhe rasti me eklatant që trajtohet tek çështja nr. 11, ku Komuna e Drenasit në vitin 2016, përveç që punësoi 12 punonjës me kontrata për shërbime të veçanta, nuk përfilli Ligjin nr. 05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale për këta punëtor. Fakti që vet Komuna e Drenasit me një formë apo tjetër i ka “ikur” tatimit në të ardhura për punëtorët e lartcekur, tregon fare qartë se çfarë qeverisje komunale kemi !

Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas

 

 

 

 

Lajmet për 5. 7. 2017   ora 8.00

 

Pas kthimit nga Brukseli, ku në prani të komisares së BE-së, Federica Mogherini ka biseduar me kryetarin e Serbisë, Ivica Daçiq, kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi  thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të finalizohet shumë shpejt, me një marrëveshje historike, mes dy vendeve. Se cila do të jetë kjo marrëveshje është vështirë të dihet, por është lehtë të konstatohet se të gjitha marrëveshjet e deritanishme, Thaçi i ka cilësuar si historike  Në një intervistë për ABC News, Hashim Thaçi ftoi dhe një herë të gjithë spektrin politik në Kosovë, të bëhet pjesë e këtij procesi. Lidhur me zhvillimet politike në vend, Thaçi përjashtoi opsionin e një krize institucionale.

 

Shpejtësia dhe data e hyrjes së Serbisë në BE varet kryesisht nga përparimi i Serbisë në zbatimin e reformave dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka thënë për “Tanjug”, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka kërkuar nga kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, qasje të përshpejtuar të pranimit të Serbisë në BE. Kur pyeti për kushtet e këtij përshpejtimi, në Komisionin Evropian thonë se si kusht kryesor mbetet Kapitulli 35 për normalizimin e raporteve me Prishtinën, transmeton Telegrafi. Ajo shtoi se BE ka konfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor e cila, sipas saj, është në interes të vetë BE-së. “Përpjekjet për reforma në Serbi kanë nisur të shpaguhen, gjë që shihet me rritjen e investimeve të huaja”, ka shtuar Kocijancic.

 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet krejtësisht nga ajo se çfarë do të ndodh me serbët në pjesën veriore të vendit, e për të cilët ajo kërkon një lloj autonomie. Në një intervistë për agjencinë amerikane të lajmeve, Bloomberg, tutje ka thënë se për statusin përfundimtar të Kosovës do të vendoset fare në fund të rrugëtimit. Avancimi drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani varet nga vet Kosova nëse do t’u jap një lloj autonomie serbëve që jetojnë në veri të vendit”, ka thënë ajo, duke shtuar se “çështja e përgjithshme e statusit do të vendoset krejt në fund të rrugëtimit”, Rusia është po ashtu përkrahësi më i madh i Serbisë në raport me mos-njohjen e pavarësisë së Kosovës, që është edhe një prej pengesave më të mëdha për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Ajo ka nënvizuar se nëse Serbisë do t’i duhej të zgjidhte mes marrëdhënieve më të afërta me Rusinë dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, do të rreshtohet drejt Brukselit.

 

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, është shprehur i bindur se koalicioni PDK-AAK-Nisma do ta formojë qeverinë më herët sesa pritet. Ai ka thënë se gjasat që kjo të ndodhë janë absolute. Nitaj ka pranuar se Haradinaj është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të partive politike, për ta parë mundësinë e përfshirjes së tyre në qeverinë e tij. Sipas tij, nuk është korrekte që lideri i LDK-së, Isa Mustafa, të kërkojë nga Haradinaj ta prishë partneritetin me PDK-në për të bashkëpunuar me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

 

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se janë duke pritur që partitë të cilat kanë marrë numër më të madh të votave ta formojnë Qeverinë në bashkëpunim me pakicat. “Ne po presim që Qeverinë ta formojnë ata që e kanë rrëzuar Qeverinë. Ata i kanë numrat, do të thotë ne po presim që PAN-in, bashkë me Vetëvendosjen edhe me Listën Serbe dhe me pakicat tjetra ta formojnë Qeverinë. Këta janë ata që e kanë rrëzuar Qeverinë. Këta janë ata që janë bërë bashkë dhe po presim që ata të formojnë Qeverinë. Neve nuk na jepet ajo mundësi”, ka deklaruar Veliu për “Radion Evropa e Lirë”.

 

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit është shtyrë për shkak se kandidatët për deputetë kanë bërë gjashtë ankesa në Gjykatën Supreme. Kjo Gjykatë ka afat prej 72 orësh për të shqyrtuar këto ankesa. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është bërë e ditur se janë rinumëruar 116 kuti të votimit. Koordinatori i kësaj qendre Burim Ahmetaj, ka thënë se të dhënat e rinumërimit të këtyre kutive të votimit ende nuk janë publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së.

 

Të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët dëshirojnë ta takojnë kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, pas lirimit nga burgu me një vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës, mund ta vizitojnë më 4, 5 dhe 6 korrik, në odën e familjes Lushtaku, në Prekaz. Në një njoftim të Mërgim Lushtakut, djali i Sami Lushtakut, një prej deputetëve më të votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, thuhet se oda e familjes Lushtaku në Prekaz do të jetë e  hapur tri ditë, më 4, 5 dhe 6 korrik për të gjithë ata që dëshirojnë ta takojnë Sami Lushtakun dhe të cilët nga afër dëshirojnë t’ia urojnë  lirinë, pas 4 vjet katandisjeje nëpër burgjet e Kosovës me aktakuzë të ngritur pa dëshmi.

 

Kryetari amerikan Donald Trump dhe kryetari i Rusis Vladimir Putin, pritet  të ulen bashkë për një takim zyrtar gjatë samitit G20, i cili do të mbahet  në Hamburg të Gjermanisë. Takimi është konfirmuar nga të dy kryetarët, ndërsa do të jetë takimi i parë zyrtar mes dy presidentëve dy vjet pas tensioneve të vazhdueshme midis dy vendeve, bëjnë të ditur burimet botërore të lajmeve. Inteligjencia e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka akuzuar Moskën për përpjekje për ndikim në këto zgjedhje, me sulme kibernetike dhe fushatë propaganduese, mirëpo Rusia ka hedhur poshtë këto akuza. Data e saktë ende nuk është specifikuar, megjithatë do të takohen gjatë samitit G20 më 7 dhe 8 korrik në Hamburg të Gjermanisë.

 

 

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …