Ahmet Qeriqi

Ambasadorët amerikanë dhe gjermanë në BE kërkojnë qasje më serioze nga Kosova për dialogun me Serbinë

Në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, që u mbajt në Prishtinë, ambasadorët amerikanë dhe gjermanë i dërguan mesazhe të qarta Qeverisë së Kosovës, për  dialogun me Serbinë. Hovenier theksoi rëndësinë e një qasjeje më serioze ndaj dialogut. Ai përmendi ndryshimet që do të ndodhin si në qeverinë amerikane …

Më shumë...

Anulohen trajnime të Policisë së Kosovës të mbështetura nga Amerika, në shenjë sanksioni për veprimet e Qeverisë, në veri

Disa trajnime të Policisë së Kosovës, të cilat janë realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, janë anuluar si pasojë e veprimeve të fundit të Qeverisë në veri të vendit. Burime të afërta me këto zhvillime kanë bërë të ditur se njësitë speciale të Policisë së Kosovës janë përjashtuar përkohësisht nga …

Më shumë...

Procesi i anëtarësimit të Kosovës në KE, pengohet nga Gjermania, Franca e Italia për shkak të Asociacionit të komunave serbe

Mediumi “Euractiv” ka raportuar për pengesat në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke u thirrur në burime diplomatike. Sipas këtyre burimeve, Gjermania, Franca dhe Italia po kundërshtojnë futjen e çështjes në agjendë për shkak të mos procedimit të draft-Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe …

Më shumë...

Jorn Rohde: Pa normalizimin e marrëdhënieve në mes tyre, Kosova dhe Serbia mbeten jashtë BE-së

Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se Kosova dhe Serbia nuk mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian pa arritur normalizimin e marrëdhënieve. Duke folur gjatë Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci, Rohde theksoi rëndësinë e dialogut dhe nevojën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë …

Më shumë...

Qeveria-Kurti është përballur me një situatë të paprecedent pas skadimit të mandateve të të gjitha pozitave në administratën publike

Ministrat aktualë të Vetëvendosjes në Qeverinë Kurti do të mbesin pa poste e jashtë Kuvendit, meqë nuk janë deputetë

Qeveria Kurti është përballur me një situatë të paprecedentë pas skadimit të mandateve të të gjitha pozitave të larta në administratën publike që janë drejtuar nga ushtrues detyre. Sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë, mandati i këtyre ushtruesve ka përfunduar, duke shkaktuar një bllokadë në funksionimin e institucioneve shtetërore. Ligji në …

Më shumë...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se deklarata e Hovenierit, ishte shuplakë diplomatikë për Qeverinë-Kurti

Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur pas  deklaratave të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, duke e cilësuar atë si një “shuplakë diplomatike” për Qeverinë e Albin Kurtit. Ai theksoi se kjo deklaratë vjen në përvjetorin e sakrificës së policit Afrim Bunjaku, i cili, sipas tij, parandaloi një kërcënim të madh …

Më shumë...

Ardian Kastrati: Ministri Murati po gënjen, Kosova është vend i varfër

Ardian Kastrati, reagoi kundër Projektligjit për tekstet shkollore, të cilin e miratoi Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, lidhur me masat e marra nga Qeveria për të përballuar rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionin global. Kastrati e ka cilësuar Muratin si një ministër medioker dhe të paaftë, …

Më shumë...

Pal Lekaj: Korrupsioni është thelluar nën qeverisjen e Kurtit, por AAK ka plan tjetër për ta luftuar atë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për dështimin në luftimin e korrupsionit gjatë katër viteve të tij në pushtet. Lekaj tha se programi zgjedhor i AAK-së është ndërtuar mbi kërkesat e qytetarëve dhe se do të fokusohet në drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit. Kurti kishte …

Më shumë...

Dejona Mihalisi e qorton deputeten, Hykmete Bajrami, edhe për gabime drejtshkrimore në komentet e saj

Debati mes deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, për çështjet ekonomike u intensifikua kur në ato u përfshi edhe koordinatorja e komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, e cila e akuzoi, deputen Htkmete  Bajramin për mungesë të qartësisë në lidhje me çmimet e barnave dhe kontabilitetin …

Më shumë...

Daut Haradinaj propozon hapjen e Urës së Ibrit me dy faza: “Gjashtë orë në ditë, gjashtë orë në mbrëmje

Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka paraqitur një propozim për hapjen e Urës së Ibrit, duke sugjeruar që ajo të operojë me faza të ndryshme. Ai theksoi se duhet të arrihet një koordinim i qetë për të hapur urën gjashtë orë në ditë dhe gjashtë orë në …

Më shumë...

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian kanë vendosur njëzëri të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian kanë vendosur njëzëri të fillojnë negociatat për anëtarësimin e  Shqipërinë, konfirmojnë korrespondentët nga Brukseli. Negociatat do të fillojnë më 15 tetor në Luksemburg, gjatë Konferencës Ndërqeveritare “BE-Shqipëri”, ku do të hapet kapitulli i pyetjeve bazë. Ky vendim tregon ndarjen e Shqipërisë nga Republika e …

Më shumë...

Nasip Kaçi: Eqrem Çabej, figurë e shquar e gjuhës shqipe dhe gjuhësisë së re shqiptare

Eqrem Çabej është figurë e shquar e gjuhës, shkencës, arësimit dhe  kulturës  sonë  kombëtare,  krenaria e albanologjisë  shqiptare.  Ai ishte  anëtar  themelues i Akademisë  së  Shkencave të Shqipërisë dhe  i Presidiumit  të saj, Mësues i Popullit.  Lindi më 6 gusht  1908 në qytetin Eskishehir të Turqisë, ku i ati i …

Më shumë...

Ramush Haradinaj, paralajmëroi se në kuadër të programit për zgjedhjet e 9 shkurtit 2024, e ka edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Në një konferencë për medie, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, paralajmëroi se në kuadër të programit për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2024 e ka edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kosova do të jetë aty ku e ka vendin, në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe kjo nuk …

Më shumë...

Avdullah Hoti: Mesazhet shqetësuese për Kosovën vijnë nga aleatët kryesorë, në veçanti nga Amerika, Gjermania dhe Franca

Në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, kryeministri Hoti, u shpreh mirënjohje punëtorëve shëndetësorë, policëve e inspektorëve

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se secili qytetar apo përfaqësues i partive politike duhet të shqetësohet nga mesazhet  për Kosovën, të dhëna  nga aleatët kryesorë. Mesazhet për Kosovën vijnë nga aleatët kryesorë, në veçanti nga Amerika Gjermania dhe Franca, dhe këto duhet ta shqetësojnë secilin qytetar dhe secilin …

Më shumë...

Dimitar Kovaçevski, ka thënë nuk mund të bënte koalicion me paritë shqiptare, pasi kishte ndërhyrë kryeministri, Albin Kurti

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe deputet aktual në Kuvend, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se partia e tij nuk mund të bënte koalicion me paritë shqiptare, pasi në gjithë këtë ka ndërhyrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka qenë çelësi i formimit të koalicionit “VLEN” dhe dërgimin e …

Më shumë...

Antonio Guterres: Njerëzimi po shkon drejt të paimagjinueshmes, dhe është kjo një fuçi baruti që rrezikon ta përfshijë botën

Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi udhëheqësit botërorë se mosndëshkimi, pabarazi, paqartësia po krijojnë një “botë të paqëndrueshme”, ku një numër në rritje i shteteve besojnë se mund të kalojnë pa u ndëshkuar. Nuk mund të vazhdojmë kështu”, tha ai gjatë debatit vjetor të Asamblesë së …

Më shumë...