Besnik Bislimit i refuzohet pjesëmarrja në Samitin e Tiranës për shkak se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm

Besnik Bislimi: Kam folur me emisarin gjerman, Sarrazin, për CEFTEN, por më shumë kemi folur për futboll

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sot mori pjesë në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar, në të cilin foli se pse Kosova duhet të jetë pjesë e tregut rajonal dhe pse e shtyn këtë ide përpara qeveria gjermane. Në mesin e mospajtimeve për CEFTA-n, ku Kosova rrezikon përjashtimin për shkak të refuzimit për të hequr ndalesën për importin e mallrave nga Serbia, Sarrazin shfrytëzoi këtë forum për t’u takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili u përball me pyetjet e gazetarëve nëse kishte dalë diçka konkrete nga ky takim rreth CEFTA-s. Në një përgjigje të shkurtë, si gjithnjë ironike e naive  e fodulle, ai  konfirmoi se kanë folur për këtë temë, po më shumë kishin folur për futboll, duke shpërfillur dhe nënçmuar angazhimin serioz e të përkushtuar të emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …