SBASHK-u kërkon procedimin e pagave për punëtorët e arsimit në Viti

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë ka kërkuar procedimin e pagave të punonjësve të arsimit në Viti, të cilëve ende nuk u ka dalë paga e shtatorit.

“SBASHK iu gëzua lajmit se u krijua mundësia për procedimin e pagave të punëtorëve të arsimit, por informacionet flasin se kjo gjë nuk ndodhi edhe për punëtorët e arsimit në komunën e Vitisë, të cilët padrejtësisht ende kanë mbetur pa pagën e muajit shtator. SBASHK-u pa dashur të ndalet e të emëroj fajtorin i drejtohet Ministrisë së Financave dhe institucioneve qendrore e lokale që ta bashkëbisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje të duhur në mënyrë që punëtorët e arsimit në Viti të marrin që sot pagat e shtatorit”, thuhet në komunikatën për media.

SBASHK-u ka premtuar mbështetje të angazhimeve të sindikatave lokale.

“Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me anëtarë të stafit qendror në orët e pasdites do të shkojë në Viti dhe do të takohet me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë për të debatuar për situatën e krijuar e për të marrë vendime për veprime konkrete”, njofton kjo sindikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përfaqësohet denjësisht në Festivalin Ndërkombëtar “Myjava” në Sllovaki

Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia po përfaqëson Kosovën në edicionin e 65-të të Festivalit Ndërkombëtar …