leoni

Ahmet Qeriqi

Molliqaj: Propagandë dhe arrestime të montuara si në kohën e UDB-së

Dardan Molliqaj: Sot kur ndaj UÇK-së po bëhet luftë speciale, mbrojtja e saj është detyrë e kohës

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, veprimet e virulente të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes,  të cilët arrestuan gjashtë aktivistë të saj, në mesin e tyre edhe zëdhënësin, Frashër Krasniqi, i konsideron si veprime dhe arrestime të montuara politike, njëjtë si në kohën …

Më shumë...

Haradinaj e Limaj nuk marrin pjesë në takimin e thirrur nga Ramiz Kelmendi, nëse ftohet edhe Hashim Thaçi

AAK dhe Nisma sot nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë bërë të ditur  se dy liderët e këtyre subjekteve, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj do të mund të mos marrin pjesë në takimin e thirrur nga deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi, nëse do të jetë i ftuar  edhe kryetari i …

Më shumë...

AAK-ja shprehet kundër pranisë ushtarake të Malit të Zi në kufi me Kosovën

Mali i Zi ka vendosur pjesëtarë të njësitit antiterrorist në kufi me Kosovën

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK –së, vlerëson se situate e krijuar në brezin kufitar me Malin e Zi, ku njoftohet të jenë dislokuar forca të kombinuara të policisë, njësitet e specializuara të kundërterrorizmit dhe ushtrisë së këtij vendi, është krejtësisht e panevojshme dhe e papranueshme. …

Më shumë...

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar fton shqiptarët për kundërshtuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar  vlerëson se shqiptarët nuk kanë tokë për të i falur askujt,   aq me pak Malit të Zi, shtet ky i cili aktualisht mban në pushtim të egër trojet shqiptare (Tuzin, Ulqinin, Anën e Malit, Tivarin, Malësinë e Madhe, Plavën e Gucinë, Rozhajen dhe Sanxhakun). Prandaj …

Më shumë...

Ismet Azizi: Për Kelmendasit e Hrtkovcit dhe Nikincit dhe lidhjet e tyre me Sanxhakun dhe Rugovën

Ismet Azizi

Vendosja e Kelmendasve në Srem lidhet me Rrafshnaltën e Peshterit dhe  Rugovën, por edhe me Rozhajë, për të cilën shkruan Kryepeshkopi Mons nga Tivari. Vinko Zmajević më 14 shtator 1710  i shkroi nga Kotorri Sekretarit të Kongregatës për Përhapjen e Besimit  në Romë, se Klemendasit sulmuan  turqit dhe rrëmbyer rreth …

Më shumë...

Vetëvendosja: PDK është grup kriminal që e ka kapur shtetin, fundi i tyre po vjen

Vetëvendosje

Partia e krimit të organizuar dhe keqpërdorimeve të të gjitha llojeve, PDK, paska reaguar në lidhje me arrestimin e sotëm të 6 aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke marrë rolin e prokurorisë e gjykatave, rol në të cilin tash e sa kohë e ka angazhuar RTK-në dhe gjitha institucionet e kapura …

Më shumë...

RKL: Arrestimi i aktivistëve të Vetëvendosjes në prag të seancës së Kuvendit, veprim i pamatur i Qeverisë

RKL

Arrestimi i gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pak ditë para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, kur do të kërkohet nga deputetët që ta votojnë versionin zyrtar të caktimit të vijës së kufirit të Kosovës me Malin e Zi, është bërë me qëllim për sensibilizimin e opinionit  në mbështetje …

Më shumë...

Vetëvendosja ka kundërshtuar kualifikimin “terrorist” për gjashtë aktivistët e arrestuar nga Policia

Vetëvendosja

Në një reagim publik të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me arrestimin e 6 aktivistëve thuhet: “Policia tashmë krejtësisht e diskredituar e Kosovës, aktivistët e arrestuar po i cilëson si terroristë. Ky institucion nuk i ka quajtur kështu, asnjëherë as strukturat paralele të Serbisë në Kosovë. Madje, nuk ka guxim t’i quajë …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës shpreh përkrahje për organet e rendit e të ligjit në përmbushjen e obligimeve

Qeveria e Kosovës

Lidhur me zhvillimet e sotme në vend, Qeveria e Isa Mustafës, iu bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve politike që të japin kontributin e tyre në avancimin e proceseve shtetndërtuese, duke u shmangur nga format e dhunshme dhe metodat jodemokratike. Qeveria e Kosovës shpreh përkrahje për organet e rendit dhe të …

Më shumë...

Në Merdarë u shënua Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur

Në Merdarë u shënua Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur

Në Merdarë u shënua Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur. Me këtë rast është  përuruar edhe një përmendore në shenjë nderimi për 1666 të pagjeturit e Kosovës, të cilët janë të zhdukur që nga lufta e vitit 1999 Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, tha se …

Më shumë...

Daut Haradinaj thotë se AAK më 1 shtator do të jetë në Kuvend

Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) më 1 shtator do të jetë në Kuvend. Kjo parti do të angazhohet që të bindë deputetët që mos ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Mirëpo, AAK-ja nuk do të merr pjesë në protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje. Kështu ka …

Më shumë...

Zenun Pajaziti do të jetë kryetar i ri i GP të PDK-së

Pajaziti: Zgjedhjet e reja nuk janë në interes të agjendës shtetërore të Kosovës

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë takimit të rregullt, debatoi  për situatën e sigurisë në vend, ndërkohë që zgjodhi shefin e ri të Grupit Parlamentar të PDK-së. Basri Musmurati, sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, i ka thënë KosovaPress-it se vendimi për votim të demarkacionit është marrë më herët, ndërkohë …

Më shumë...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quintit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quintit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quintit, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend. Ai ka falënderuar ambasadorët për mbështetjen e vazhdueshme që shtetet e tyre po i japin qytetarëve dhe institucioneve të vendit. “Gjatë takimit …

Më shumë...

Abdurrahman Islami: Prokuroria që nga 5 gushti ka vepruar, për të vërtetuar dyshimet për arrestimin e sotëm

Armët

Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën kanë folur për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit. Prokurori, Abdurrahman Islami tha se Prokuroria që nga data 5 gusht ka vepruar, për të vërtetuar dyshimet që kanë lindur …

Më shumë...

Vetëvendosja: Lidhjen polici-media-pushtet nuk e shohim për herë të parë

Vetëvendosja: Lidhjen polici-media-pushtet nuk e shohim për herë të parë

Në konferencën e sotme, të jashtëzakonshme për medie, të Lëvizjes Vetëvendosje,  thuhet se “Përndjekja dhe arrestimi i 6 aktivistëve: Adea Batusha, Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Petrit Ademi është akt klasik i përndjekjes së kundërshtarëve poltikë, gjë që bëhet vazhdimisht nga ky pushtet”. Kryetari Ymeri në …

Më shumë...

Visar Ymeri: Aksionet e sotme të Policisë kundër aktivistëve të Vetëvendosje të njëjta me ato të UDB-së

Visar Ymeri

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri aksionet e sotme të Policisë, me ç’ rast janë janë arrestuar 6 aktivistë të kësaj Lëvizjeje, të dyshuar lidhur me  sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht, i ka krahasuar me metodat e UDB-së.  “Është e njëjta metodë, që e ka përdorur …

Më shumë...