leoni

Shoqata Demokratike "Çamëria" me qendër në Holandë

Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Holandë, hedh poshtë Vendimet e Konferencës së Londrës

Në këtë vend ku jemi sot, në Firencë të Italisë, para 103 vjetësh, tha, kryetari i Shoqatës Demokratike „Çamëria“, Z. Festim Lato, në vitin 1913, u nënshkrua i ashtuquajturi, “Protokoll i Firencës”, ku u vulosën vendimet e Konferencës së Londrës të vitit 1912, për copëtimin e tokave shqiptare, dhe dhënien tokat shqiptare, fqinjëve tanë pushtues. Prandaj, në “Protokollin e Firencës”, pa dëshirën e popullit tonë, vetëm në Jug të Shqipërisë, u rrëmbyen 17 mijë kilometra tokë shqiptare, nga 6 Fuqitë botërore të kohës. Mirëpo, Çamëria tokë denbabaden shqiptare, as nuk jepet, as nuk falet. Gjaku çamë rron i pavdekshëm edhe në gurë varresh, edhe në vargje këngësh, edhe në shpirtrat e kombit. Gjuha në Çamëri bënë luftën e saj!

 Shqiptarë të të gjitha trojeve! Ne sot jemi mbledhur këtu, në vendin ku është vulosur padrejtësia më e madhe ndërkombëtare, dhe historike, ndaj popullit tonë liridashës, për të hedhur poshtë Vendimet e dy Konferencave, të Londrës, dhe të ashtuquajturit, “Protokoll i Firencës. Shoqata Demokratike”Çamëria” me qendër në Holandë, me Këshillat e saj Ndërkombëtar, në Evropë dhe Amerikë, ngre zërin, dhe anulon Vendimet e Konferencës së Londrës te vitit 1912, dhe vendimet e „Protokollit të Firencës, të vitit 1913, për t´i hapur rrugën Ribashkimit. Shqiptarët nuk kërkojmë as ma shumë, dhe as më pak se ribashkimin  e Çamerisë me Shqipërinë, ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ribashkimin e Mollës së Kuqe me Shqipërinë, si dhe ribashkimin e  Iliridës, dhe trojeve shqiptare në Malin e Zi me Shqipërinë.

Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Holandë, hedh poshtë Vendimet e Konferencës së Londrës, dhe Vendimet e “Protokollit të Firencës”, që shkërmoqën tokat tona, dhe 17 mijë kilometra tokë shqiptare ia kaluan Greqisë.

 Shoqata Demokratike Shqiptare „Çamëria“ me qendër në Hollandë, dhe Keshillat Ndërkombëtar të saj në Evropë dhe Amerikë, me datë 21. 08. 2016, Në Konferencën e saj në Firencë të Italisë, merr vendim,  Anullimin dhe shfuqizimin e menjëhershëm të Vendimeve të Londrës të vitit 1912, dhe të vendimit të „Protokollit të Firencës” të vitit 1913, të marra padrejtësisht nga 6 Fuqitë botërore të kohës. Në këtë Konferencë ne nuk bëjmë apologjeun e luftës, por i bëjmë me dije Greqisë, se Çamëria, së shpejti do t´i bashkohet Shqipërisë. Prandaj, e ndjejmë historinë e popullit çamë, historinë e këtij populli të jashtëzakonshëm, historinë e jashtëzakonshme të intelegjencës patriotike çame.

1 . Bëjmë publik, Dorëzimin e Dosjes Çame, të gjenocidit grek mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë, të dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës me 11 Shkurt të vitit 2016;

 2 . Bëjmë konfirmimin e pranimit të Dosjes Çame, nga Shoqata Demokratike „Çamëria“! me qendër në Hollandë, me 17 Maj, 2016.

 3 . Bëjmë publik vendimin e Shoqatës Demokratike Shqiptare “Çamëria me qendër në Holandë, bashkë me Këshillat Ndërkombëtar në Evropë dhe Amerikë; Anulimin dhe shfuqizimin e menjëhershëm të      vendimeve famëkeqe të Konferencës së Londrës, dhe Vendimeve të të ashtuquajturit “Protokoll i Firencës”. Shqiptarët në botë, dhe veçmas çamët e dëbuar kërkojnë që Çamëria t’i ribashkohet     Shqipërisë, si një fakt i trungut amë të saj. Këtë konferencë të rëndësishme për kombin tonë në Firencë, e ndoqën me përkushtim, Radio Tirana, dhe Televizioni Shqiptar.

Tokat e pushtuara herët a vonë do t´i marrim. Prandaj, shqiptarët duhet të jemi të gatshëm për të bërë betejën e kohës.

 4 . Teksti i këtij vendimi përkthehet në 6 gjuhë, dhe i shpërndahet 6 parlamenteve të Evropës dhe Senatit Amerikan

 Rroftë Shqipëria dhe trojet shqiptare! Rroftë Çamëria! Zoti i bekoftë shqiptarët!

 Kryetari i Shoqatës Demokratike Shjqiptare “Çamëria” me qendër në

Hollandë, dhe Këshillat Ndërkombëtar të saj, në Evropë dhe Amerikë.

 Firencë, 21. 08.2016          Kryetari Shoqatës Demokratike “Çamëria”

 FESTM LATO

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …