Ahmet Qeriqi: Shqipëria e Madhe, Shqipëria e katër Vilajeteve, Shqipëria historike...

Ahmet Qeriqi: Shqipëria e Katër Vilajeteve, ka qenë dhe do të mbetet Shqipëria e Madhe, etnike dhe historike

Shqipëria e Katër Vilajeteve, ka qenë dhe do të mbetet Shqipëria historike, Shqipëria ( e pushtuar) e kohës së Perandorisë Osmane, ku shqiptarët edhe pse nën flamurin dhe pushtetin e saj, jetonin në viset e tyre etnike, meqë numerikisht përbënin shumicën dërrmuese të popullatës, e cila deri në një mase ishte edhe e favorizuar, meqë në shumicë kishte pranuar islamin. Të gjithë të krishterët që pranonin islamin, Perandoria i shpallte shtetas besnikë dhe iu jepte në dorëzim qeverisjen vendore, sipas ligjeve në fuqi.

( Historia e Popullit Shqiptar, Toena, Tiranë, 2002, f. 42).

 

Vilajeti i Kosovës shtrihej në veri deri në viset shqiptare të Toplicës, Nishit, Sanxhakut dhe ishte vilajeti më i madh. (Po aty f. 43). Për nga Territori i dyti me shtrirje gjeografike ishte Vilajeti i Manastirit, ndërsa i treti Vilajeti i Janinës. Shkodra ishte vilajeti më i vogël si për nga shtrirja territoriale ashtu edhe nga numri i popullatës. Shqipëria e katër Vilajeteve përfshinte rreth 112.000 km.2. Si e tillë Shqipëria do të ishte e madhe, në krahasim me rrudhjen e dhunshme historike me pasoja gjenocidale, në procesin e spastrimit etnik, që i bënë shtetet fqinje të Ballkanit të përkrahura si gjithnjë nga të gjitha shtetet e Evropës pa dallim, por edhe nga Rusia.

Shfletosja për shqyrtim dhe reflektim të hartës së Shqipërisë së katër Vilajeteve është imperativ i kohës, sepse shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që ka rritje të popullatës, ndërkohë që “Serbinë e ka kapluar “murtaja e bardhë” dhe për çdo vit humb nga një qytet me banorë”. E tillë është gjendja në ish-RJM, në Bullgari, Mal të Zi dhe përgjithësisht në vendet sllave. ( Gazeta “Blic”: Sllavica Tuviq:  Dali ce “Bela kuga” izpraziti Srbiju,  26. 12. 2010, ( Slavica Tuvic: A do ta zbraz Serbinë, Murtaja e Bardhë?)   Shtimi natyral i shqiptarëve nuk mund të ndalet më me metoda maltusiane, as me masa drastike ligjore, sikur i kishte aplikuar Serbia në Kosovë në vitet ’80 të shekullit të kaluar, e ndodhur në panik nga shtimi enorm i popullatës së re, vitale shqiptare.

Shqiptarët në trojet e tyre etnike, kanë ruajtur deri diku kompaktësinë territoriale. Më së rëndi është dëmtuar pjesa jugore, Çamëria, ndërsa pjesa veriore dhe verilindore ka filluar një shtrirje të heshtur e të qetë drejt veriut. Janë mijëra shqiptarë që tashmë jetojnë në qytetin e Nishit, në Kurshumli, në Vranjë dhe gjithandej në qytetet e Toplicës së dikurshme. Kushtet dhe rrethana e reja të ekonomisë së tregut, të lëvizjes së lirë, shtrirjes së bizneseve, shitblerjeve kanë bërë që biznesmenët shqiptarë të nguliten në shumë qytete të Serbisë. Po ashtu edhe femrat ortodokse shqiptare të Shkodrës me rrethinë po martohen dhe po krijojnë familje të përziera në shumë qytete të Serbisë, ku do të lindin nipa me prejardhje gjaku nga shqiptarët. ((Valerie Dedaj, “Martesat me shkesë e shqiptareve me serbë, Shekulli, 15. 4. 2013).  Sado që mund të na duket proces i shëmtuar që cenon nderin patriarkal shqiptar, këto martesa mund të kenë efekt në shtrirjen e shqiptarëve në trojet e dikurshme etnike dhe historike. Është një proces të cilin ligjet e Shqipërisë nuk e sanksionojnë…

Andaj dridhjet e Serbisë nga “Shqipëria e Madhe” nuk janë vetëm parulla hipokrite politike të Vuçiqit, Daçiqit e të tjerëve, sikur pretendon Edi Rama apo Hashim Thaçi. Serbët janë popull që kanë një nuhatje tejet të hollë të proceseve të dyndjeve dhe të ndërrimeve të dhunshme demografike e gjeografike, meqë janë popull me origjinë endacake, të prejardhur nga përtej Dnjepri, Vollga, Urali e Karpatet.

Shqipëria e Madhe, ajo e Katër Vilajeteve një ditë do të bëhet realitet

Ata historianë apo analistë që e njohin mirë historinë e Serbisë dhe përgjithësisht historinë e dyndjeve të fiseve sllave në Ballkan, e dinë po ashtu se vendi që quhej  Serbi e hershme, para sllave, ishte një provincë romake, e quajtur “Servia”, ( në Bizant shënohej si To Servia) vend ku Roma merrte skllevër, që i sillnin trafikantët e ndryshëm nga shtetet lindore. Në shekullin XII, sllavët rashjanë krijuan shtetin e parë të Rashkës. Dinastia e Nemanjidëve (1180 i 1371,  Vikipedia serbisht) për afër 200 vjet mbajti nën pushtim një pjesë të madhe të Ballkanit dhe përgjithësisht viset veriore të Arbërisë. Ata shtrinë edhe ndikimin e tyre fetar, duke i konvertuar shqiptarët romano-katolikë, në krishterë ortodoksë dhe duke i sllavizuar të gjitha emrat e vendbanimeve. ( Dusanov zakonik, Kodi zakonor i Dushanit. Ky kod është hartuar nga viti 1349- 1355)  (V. Po aty…).

Me humbjen në luftën e Kosovës të vitit 1389, të forcave vendëse shqiptare ortodokse, forcat  ushtarake sllave dhe ardhacakët serbë, u tërhoqën në shumicë nga këto vise dhe u vendosen drejt veriut. Drejt Tunës e përtej në fund të shekullit 18-të, ishin dyndur edhe dhjetëra mijëra shqiptarë ortodoksë të cilët identifikoheshin në pikëpamje fetare me kishën ortodokse serbe e sllave.

Me humbjen e Perandorisë Osmane në Frontin e Lindjes, në Plevne në vitin 1877, serbët dhe popujt sllavë të Ballkanit iu vërsulen trojeve etnike shqiptare, duke i dëbuar të gjithë banorët, në një proces lufte deri në shfarosje. Prej vitit 1877 e deri në vitin 1913, u shpopulluan rreth 1000 vendbanime shqiptare prej qytetit të Nishit, Toplicës, Kurshumilsë, Vranjës, ku u vendosen serbet e ardhur nga viset veriore. Ky gjenocid dhe spastrim etnik i një territori rreth 25.000 km2 u krye me mbështetjen, që Serbisë i dhanë të gjitha shtetet e Evropës, e sidomos me mbështetjen e Rusisë Cariste. (Sabit Uka “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877 – 1878”, libri I. Prishtinë, 1994, fq. 220 – 21) .

Për këtë gjenocid ka shkruar edhe shkrimtari i madh rus,  Leon Tolstoj, në romanin “Ana Karenina” i cili e quan të padrejtë spastrimin etnik dhe atë që serbët e konsideronin si hakmarrjes për Kosovën. Në atë luftë raciste merr pjesë edhe vetë, personazhi, Kont Vronski, një fisnik ushtarak, njeri i shthurur, dinak, mashtrues, vrasës, amoral, i cili me sjelljet e tij të shthurura  kishte shkaktuar edhe tragjedi familjare, në mesin e fisnikërisë ruse.  Të tillët, sipas Tolstoit,  iu kishin bashkuar Aleancës së shenjtë për çështjen serbe.

( Leon Tolstoi, Ana Karenina, Neraida, Tiranë, 2009, pjesa e Tretë, nga f. 594…)

Shqipëria e Katër Vilajeteve ishte rrudhur në një Shqipëri me 28.000 km.2. Serbia Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi kishin pushtuar tri të katërtat e Vilajeteve shqiptare, me ndihmën dhe bekimin e shteteve të Evropës, duke ndëshkuar shqiptarët për shkak të përkatësisë së tyre fetare, madje duke ndëshkuar rëndë edhe shqiptarët ortodoksë e katolikë, për shkak se këta nuk iu përgjigjen luftës vëllavrasëse mbi pikëpamje fetare. Pjesa me shumicë katolike e veriut iu dha Malit të Zi, ndërsa Çamëria myslimane iu dha Greqisë, pjesa tjetër shqiptare myslimane e ortodokse iu dha Bullgarisë e Greqisë. Elementi fetar ortodoks u greqizua dhe u sllavizua, në Serbi dhe  në Greqi, si  dhe në viset shqiptare që i pushtoi Bullgaria e më vonë Serbia.

Shqipërinë e katër vilajete Serbia dhe shtetet e Evropës e kishin kthyer në një Shqipëri xhuxhe, të vogël dhe të tillë duan ta shohin deri në përjetësi.

 

Rilindja e papritur e Shqipërisë së Madhe në vitin 1941

Shumica dërrmuese e politikanëve shqiptarë dhe analistë të shpërfytyruar e apatridë janë tejet alergjikë kur përmendet togfjalëshi “Shqipëria e Madhe”. Atyre iu bën përshtypje të keqe në radhë të parë për shkak se kjo “i zemëron fqinjët grabitqarë”, dhe u përkujton kohën kur me ndihmën e forcave italo-shqiptare gjatë luftës së Dytë botërore prej vitit 1941 e deri në vitin 1945,   ishin çliruar këto vise nga regjimet kriminale e fashiste serbe, bullgare e greke. Pikërisht në atë kohë, koalicionin fashist e ka përkrahur Qeveria serbe e Nediqit në Beograd,  si dhe Qeveria greke në Athinë dhe ajo e bullgare, në Sofje. (Shih: Vikipedia, serbe, bullgare, kroate, greke) Ishin tri qeveri profashiste e fashiste, në tri vendet fqinje, të cilat dashur pa dashur kishin pranuar regjimin e Rajhut të Tretë gjerman dhe kishin krijuar Qeveritë e tyre kuislinge. Ngjashëm kishte vepruar edhe kreu nacionalist i Shqipërisë duke krijuar qeverinë kuislinge në Tiranë. Për më tepër Qeveria kuislinge e Tiranës, për herë të parë pas vitit 1912 kishte arritur që me ndihmën e forcave nacionaliste dhe atyre fashiste italiane t’ i çlironte viset shqiptare në veri dhe në verilindje, në Maqedoni, Kosovë, Sanxhak e Mal të Zi, por edhe në Çamëri, me rastin e pushtimin të Greqisë nga Italia. Në këtë pushtim deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë morën pjesë edhe shumë formacione luftarake nacionaliste shqiptare. Janë faktet e pamohueshme historike që faktojnë e dëshmojnë. (Lufta italo – greke, diktatorë e kuislingë,  libër historik. Autor, Arben Puto. Shtëpia botuese: Toena. Viti i botimit 2011.).

 

Për katër vjet, shqiptarët kishin vënë nën administrim viset etnike, ku valonte flamuri shqiptar me sëpatën e liktorit, ku administrata për herë të parë funksiononte edhe në gjuhën shqipe, ku për herë të parë u hapen qindra shkolla fillore e të mesme në gjuhën shqipe, ku kartat e identitetit u shtypën në gjuhën shqipe dhe ku filloi të lulëzojë tregtia dhe lëvizja e lirë mes shqiptarëve prej Sanxhakut deri në Çamëri dhe prej Ulqinit deri në  Prespë, Strugë, Manastir e gjithandej nëpër Shqipërinë e Madhe.

Kjo ka qenë koha kur është përdorur togfjalëshi: “Shqipëri e Madhe”, po jo nga shqiptarët, edhe pse viset shqiptare ishin të pushtuara nga forcat fashiste, të cilët nuk ishin të pranishme vetëm në Shqipëri por në tërë Ballkanin, në Greqi, Bullgari e Serbi, në tërë Evropën  dhe thellë në shtetet e lindjes, në Bashkimin Sovjetik.

Ky ishte realiteti i atyre katër viteve, ndërsa sintagma “Shqipëria e Madhe” u përdor si gogol për t’ i frikësuar shqiptarët, të cilët nuk kishin rezistuar kundër fashizmit, por duke lënë anash faktin e njohur historik se as serbët, as popujt e Jugosllavisë, as bullgarët e grekët nuk e kishin përballuar dot pushtimin italo-gjerman.

( Bardhyl Mahmuti: ideja e “Shqipërisë së Madhe” u “rishfaq” në diskurset e komunistëve jugosllavë, 25. 6. 2003, Pashtriku…)

Lëvizja Antifashiste në Ballkan, në esencë ishte lëvizje komuniste, sepse ishte Rusia ajo që kishte marrë përsipër barrën më të rëndë të luftës kundër Fashizmit dhe në kohën kur gjermanët po thuheshin në Frontin e Lindjes, atëherë ishte intensifikuar lufta guerile e partizane dhe pikërisht atëherë Amerika kishte zbarkuar në Evropë, duke përkrahur Anglinë dhe forcat Antifashiste, me qëllim për ta gjunjëzuar Gjermaninë dhe për të mos lejuar që Ushtria e  kuqe, komuniste, sovjetike të marshonte si forcë çlirimtare në tërë Evropën.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër, më 4 janar 2024, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit

RKL: Shtëpia-Muze e Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë, Oda e Asllan Berishës, Bunkeri te Kodra e Baliqit dhe në Majën e Pallanikut, Selia e parë Radios, në Krojmir janë vlera e monumente fizike të luftës së UÇK-së, që nuk mund të ndahen, as të tjetërsohen

Shtëpia-Muze e Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë, Oda e Asllan Berishës, Bunkeri te Kodra …