Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka thënë se një ndër çështjet më urgjente në Kosovë është ndryshimi i Ligjit të Punës e në veçanti, monitorimi i punës. Ajo ka përmendur aksidentin e fundit në vendin e punës që ka ndodhur më 30 qershor e që ka rezultuar me fatalitet, përcjell …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Veseli: SHBA-të, kanë qenë sinonimi i ëndrrës për liri dhe sot janë gardiani më i madh i demokracisë në botë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka uruar të gjithë qytetaret amerikan me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë. Ai ka thënë se nga themelimi SHBA-të, kanë qenë sinonimi i ëndrrës për liri dhe sot janë gardiani më i madh i demokracisë në glob. “Të gjithë qytetarëve amerikanë, …
Më shumë...Zëvendëskryeministri Hoxhaj i takon ambasadorët e shteteve të BE-së, diskutojnë në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot të gjithë ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian ku kanë diskutuar në lidhje me fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuuar nga BE-ja. Hoxhaj tha se për Kosovën është e rëndësishme që kjo të mos jetë fazë e re, …
Më shumë...Pas tërmetit me magnitudë 5.1 ballë, rrugët e Tiranës mbushen me njerëz të shqetësuar
Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës. Grupe njerëzish lanë në panik ndërtesat ku po punonin pas tërmetit me magnitudë 5.1 ballë që e pati qendrën në Gjirin e Lalzit, 30 km në veriperëndim të Tiranës. Të tmerruar qindra vetë kanë lënë shtëpitë, …
Më shumë...Kreu i Qeversisë, Haradinaj kërkon mbështetjen britanike në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit
Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me Richard Moore, drejtorin i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe. Takimi i tyre ka ndodh në prag të Samitit të Londrës. “Në prag të Samitit të Londrës, pata një bashkëbisedim të frytshëm për të gjitha proceset që po …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj e ka uruar popullin amerikan më rastin e 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar popullin amerikan më rastin e 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë. Haradinaj me anë të një shkrimi, ka thënë se populli i Kosovës i është mirënjohës SHBA-ve për ndihmën e dhënë. Ai po ashtu ka thënë se Kosova është e përcaktuar për aleancë dhe …
Më shumë...Në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, sot do të debatohet për problemin e banorëve të fshatit Hade
Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje ku do të debatohet për problemin e banorëve të fshatit Hade. Të ftuar në këtë debat janë Valdrin Lluka ministër i Zhvillimit Ekonomik, Albena Reshitaj ministre …
Më shumë...Ambasada SHBA-së ndanë mirënjohje për ekipin e FSK-së që ofroi ndihmë të lënduarve në aksident komunikacioni
Me një ceremoni modeste në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, atasheu ushtarak kolonel Jeffrey Fischer, në emër të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delavie, ndau nga një certifikatë – mirënjohje për katër ushtarakët e FSK-së, pjesë e ekipit të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave, të …
Më shumë...Ismail Kurteshi: Hashim Thaçi nuk mund të thotë herë ka vija të kuqe me Serbinë e herë nuk ka, Kuvendi ta shkarkojë atë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka thënë se çdo gjë që del nga Kuvendi i Kosovës është e pakontestueshme. “Bisedimet që po bëhen janë tepër të dëmshme. Kuvendi duhet të ulet dhe të caktojë platformën, kufizimet dhe vijat e kuqe“, ka deklaruar ai në TV Dukagjini. Kurteshi ka hedhur …
Më shumë...Nga sot punonjësit e administratës së gjykatave dhe prokurorive të Kosovës hynë në grevë të përgjithshme
Të gjithë punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive të Republikës së Kosovës, nga sot do të hynë në grevë të përgjithshme. Kërkesat e grevisteve janë rritja e pagave për 100% , për rreth 2 mijë punëtoret e administratës dhe rregullimi i statusit të tyre.
Më shumë...Kruz: BE-ja do të jetë e plotë vetëm kur Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e komunitetit tonë
Mbrojtja e kufijve të BE-së, nxitja e konkurencës dhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, pritet të jenë temat kryesore në Bashkimin Evropian përgjatë kohës që Austria udhëheq me këtë institucion. Kështu të paktën ka deklaruar kryeministri austriak , Sebastian Kurz. “Evropa Juglindore, BE-ja do të jetë e plotë vetëm …
Më shumë...Ruçi, kërkon nga ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë që të lobojë për njohjen e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Abdelmomen Mohammed Sharaf. Bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet shumë të mira midis të dy vendeve mund dhe duhet të intensifikohen. Në këtë kuadër, shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë është shumë i rëndësishëm …
Më shumë...Republika e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi nënshkruajnë marrëveshje për hapjen pikës doganore në Zogaj
Pas mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi në qytetin e Shkodrës, dy kryeministrat zhvilluan dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë Edi Rama tha se nënshkruan disa marrëveshje mes dy vendeve ku mes tyre ishte dhe hapja e …
Më shumë...Dhurata Hoxha: Jemi në pritje të rekomandimit pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Komisionin për Integrim Evropian, tha se janë në pritje të rekomandimit pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian. Ajo u shpreh e bindur se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e caktuar për këtë proces, por procesi varet nga shtetet anëtare të BE-së. Kur …
Më shumë...Ministri Ismaili: Me aktivizimin e aparatit për angiografi do t’i kursejmë miliona euro për pacientët tanë
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili sot i ka inspektuar punimet në vendin ku do të vendoset aparati për angiografi. Ai ka theksuar se me funksionalizimin e tij do t’i kursejmë miliona euro për pacientët tanë duke ofruar shërbime 24 orëshe për ta. “Sot e vizitova hapësiren ku do të vendoset aparati …
Më shumë...Kreu i shtetit, Hashim Thaçi e ka pritur sot Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin
Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin, i cili i ka dorëzuar kreut të shtetit raportin vjetor të punës së BQK-së për vitin 2017. Thaçi e ka përgëzuar guvernatorin Mehmeti dhe gjithë stafin e BQK-së për punën …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
