Kufizime më të forta që synojnë frenimin e infeksioneve të koronavirusit u vendosën në pjesën më të madhe të Italisë dhe disa zona të Polonisë të hënën, ndërsa në Francë, Parisi rrezikon të përballet me një bllokim në fundjavë pasi shtrimi në spitale me pacientët COVID-19 është pranë pragut maksimal. …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Të mërkurën mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, për të diskutuar për humbjen e pësuar në zgjedhjet e fundit
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhen ditën e mërkurë ku do të diskutohet për humbjen që pësuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, por edhe për temat tjera aktuale politike. Është ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, që e ka konfirmuar se Këshilli i …
Më shumë...Daniel Serwer: Aleksandar Vuçiq dëshiron ta ndërtojë Serbinë e Madhe, të cilën e donin Milosheviqi dhe Çosiqi
Daniel Serwer, profesor në Universitetin ‘Johns Hopkins’ dhe ekspert për Ballkanin, thotë se kryetari serb Aleksandar Vuçiq po përpiqet të ndërtojë një Serbinë e Madhe, të cilën e donin Milosheviqi dhe Dobrica Çosiq. “Është një program serb, i modernizuar për Ballkanin e sotëm”, ka thënë ai. Serëer thotë se është …
Më shumë...Lirak Çelaj: Procesi demokratik në PDK është deformuar shumë, shpëtimi i partisë është dorëheqja e kryesisë aktuale
Anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka thënë se procesi demokratik brenda PDK është deformuar shumë. Shpëtim nga kjo, ai ka thënë se e sheh dorëheqjen e kryesisë aktuale. Ai ka thënë se mentaliteti qeverisës brenda partisë ka eskaluar shumë, duke shtuar se edhe zgjedhjet …
Më shumë...Daut Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e deputetit, për t’ia liruar vendin, Shemsedin Dreshajt
Daut Haradinaj, deputet i zgjedhur nga AAK ka hequr dorë nga mandati të cilin e fitoi nga votat e qytetarëve. Haradinaj thotë se po heq dorë për t’ia liruar vendin Dr. Shemsedin Dreshajt. Aryesja tjetër thotë ai, është që të jetë më prezent në komuna. “Të nderuar qytetarë të Republikës …
Më shumë...Ushtarët e Kosovës tregohen të suksesshëm në Shtetet e Bashkuara në Garën e Luftëtarit më të Mirë
Në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga data 12-14 Mars 2021 në Campin Dodge të Gardës Kombëtare të Ajovës është mbajtur Gara e Luftëtarit më të Mirë, ku në këtë garë pjesëmarrës nga FSK-ja ishin dy nënoficerë dhe një udhëheqës i garuesve. Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ngjarje …
Më shumë...Shërohen 394 pacientë, konfirmohen 574 raste të reja me virusin korona dhe 13 të sëmurë vdesin
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar zyrtarisht se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike janë testuar gjithsej 3 mijë e 570 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në …
Më shumë...Bashkimi Evropian reagon sërish kundër hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem
Bashkimi Evropian sërish ka shprehur keqardhje për vendimin e Kosovës që të hapë Ambasadën në Jerusalem. Ky koment nga blloku evropian vjen një ditë pasi Kosova njoftoi se edhe zyrtarisht ka hapur Ambasadën e saj në Izrael, me lokacion në Jerusalem. Një zëdhënës i BE-së, tha të hënën, më 15 …
Më shumë...Enver Hoxhaj: Nga Albin Kurti kërkova që të distancohet nga veprimet e dhunëshme të Lëvizjes Vetëvendosje
Pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së kryetares, Vjosa Osmani, kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka mbajtur një konferencë për media në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Ai ka bërë me dije se në këtë takim Kurtit ia ka shtruar dhjetë çështje sa …
Më shumë...FSSHK: Ministria e Shëndetësisë po neglizhon ofertën e Edi Ramës, për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një komunikate për media, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë po neglizhon ofertën e Kryeministrit të Shqipërisë, për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë. Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, për këtë çështje ka komunikuar me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, …
Më shumë...Pas protestës në javën e kaluar, Qeveria në detyrë ndan mjete shtesë për punonjësit e Shërbimit Korrektues
Qeveria e Kosovës në detyrë ka ndarë mjete shtesë për punonjësit e Shërbimit Korrektues. Me këtë rast, ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka deklaruar se të njëjtit janë meritor për ndarjen e mjeteve nga qeveria. “Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili gjatë pandemisë̈ ka punuar me kapacitete të …
Më shumë...Mbetjet kockore nga varreza masive Kizhevak të Serbisë në vitin 2020 dërgohen për analizë të AND-së
Mbetjet kockore që janë zhvarrosur në varrezën masive Kizhevak të Serbisë gjatë vitit të kaluar, janë dërguar për analizë të AND-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, ICMP. Kështu bëri të ditur koordinatori i Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur, Kushtrim Gara. Gërmimet në Kizhevak të Serbisë që rezultuan …
Më shumë...Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i thërret mjekët e Kosovës që të shkojnë në Kukës për të marrë vaksinën
Pas mbërritjes së më shumë se 38 mijë vaksinave të mbërritura në Shqipëri nga kompania AstraZeneca, ditën e sotme pritet që të nisi vaksinimi i të gjithë mësuesve. Kujtojmë se vaksinimi për mësuesit nisi me një grup të vogël të cilët morën dozën e parë në fundjavë. Me këtë rast …
Më shumë...Reuters: Kosova e ndjek shembullin e Amerikës dhe Guatemalës me hapjen e ambasadës në Jerusalem
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve ‘Reuters’ i ka përkushtuar një artikull Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem të Izraelit të dielën. Siç raporton ‘Reuters’, Kosova e ndoqi shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Guatemalës, duke u bërë kështu shtetet e vetme me ambasada në një qytet, statusi i …
Më shumë...Forca e Sigurisë së Kosovës shumë shpejt do të vendos marrëdhënie ushtarake me Izralin
Së shpejti do të vendosen marrëdhëniet ushtarake mes Kosovës dhe Izralit. Kështu bënë të ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një postimi në “Twitter”. “Do t’i vendosim marrëdhëniet ushtarake me Izraelin sa më shpejt që të jetë e mundur. Hap i madh zhvillimtar ndërmjet Kosovës dhe Izraelit”, thuhet …
Më shumë...Anthony Fauci: Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rikthehen shumë shpejt në normalitet
Anthony Fauci, këshilltari kryesor i kryetarit amerikan, Joe Biden për koronavirusin, tha të dielën se është optimist se vendi mund të rikthehet në një shkallë normaliteti deri për Ditën e Pavarësisë më 4 korrik, por se megjithatë duhet të merren masa paraprake gjatë kësaj kohe për të shmangur një rritje …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
