Vende të fuqishme të BE-së po përballen me vështirësi të shumta nga pandemia

Vende të fuqishme të Bashkimit Evropian po përballen me vështirësi të shumta të shkaktuara nga pandemia. Përveç Gjermanisë e cila po vazhdon t’i mbaj në fuqi masat e shumta për ta ndal hovin e përhapjes së pandemisë, edhe Franca po përballet me vështirësi të shumta. Situata e infektimeve në këtë vend të Bashkimit Evropian sa vjen e rëndohet sidomos javëve të fundit. Gjatë kësaj jave, në Francë numri i të infektuarave të evidentuar ka arritur në afër 42 mijë persona në 24 orë. Kjo ka bërë që situata e infektimeve atje të përkeqësohet dukshëm duke arritur vlerat e 300 të infektuarave në 100 mijë banorë. Përveq Gjermanisë e Francës, gjendja është rënduar edhe në Itali. Numri i zonave me ngjyrë të kuqe, që tregojnë nivele të larta të rritjes së infektimeve, ka arritur në 10 rajone. Gjendja është përkeqësuar edhe në shtete tjera, si në Poloni, Çeki, Sllovakia dhe vende tjera. Qeveritë e këtyre vendeve janë duke shqyrtuar mundësinë e shtrëngimit të masave ekzistuese si dhe ndërmarrjen e masave tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Është e papranueshme një qeverisje, që nuk i përfshin partitë fituese të popullitshqiptar, në Maqedoni

Fronti Evropian, nëpërmjet Bujar Osmanit, bën të ditur se është e papranueshme  një qeverisje e …