Radio Kosova e Lire

Kryetari, Hashim Thaçi bëri të ditur Marrëveshjen e arritur me palën malazeze për Demarkacionin

Kryetari, Hashim Thaçi bëri të ditur Marrëveshjen e arritur me palën malazeze për Demarkacionin

Kryetari, Hashim Thaçi, mbajti konferencë për medie në të cilën bëri të ditur Marrëveshjen e arritur me palën malazeze për Demarkacionin. Ai njoftoi se me këtë marrëveshje është njoftuar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj dhe se tani pritet që kjo të ratifikohet në Kuvend dhe qytetarët të mund të lëvizin lirshëm …

Më shumë...

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka përshëndetur aneks- marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi

Haradinaj

Kryeministri, Ramush Haradinaj është shprehur i lumtur që është arritur aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Pas njoftimit nga kryetari Hashim Thaçi për këtë aneks marrëveshje me Malin e Zi, kryeministri, Ramush Haradinaj, ka shfaqur bindjen e tij se sektorët në drejtim të Çakorrit …

Më shumë...

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi vizitoi disa institucione të arsimit të lart në SHBA

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi vizitoi disa institucione të arsimit të lart në SHBA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi po viziton disa institucione të arsimit të lart në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai sot ka vizituar edhe tri institucione të arsimit: Johnston High School, Norwalk High School dhe Universitetin e Iowas Veriore. Gjatë vizitës në Johnston High School, ministri Shyqeri …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj realizon vizita te përmendoret e heronjve

Kryeministri Haradinaj realizon vizita te përmendoret e heronjve

Në kuadër të aktiviteteve për të përkujtuar 10 vjetorin e pavarësisë, kryeministri, Ramush Haradinaj sot realizon vizita te përmendoret e heronjve. Vizitën e filloi në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, afër orës 9.00. Në ora 10.00 do të qëndroj para shtatores së heroit, Zahir Pajaziti për të vazhduar më …

Më shumë...

Rohan: Ndarja e Kosovës është hapje e “Kutisë së Pandorës”

Rohan

Duke folur për procesin e negociatave për përcaktimin e statusit të Kosovës, diplomati i shquar austriak, Albert Rohan ka deklaruar se ky ka qenë një proces tejet i vështirë. Ai ka përkujtuar se procesi ka filluar në vitin 2005 dhe pas 6 muaj negociatash mes palës kosovare dhe asaj serbe …

Më shumë...

Ministria e Arsimit ka kërkuar që ora e parë mësimore t’i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Ministria e Arsimit ka kërkuar që ora e parë mësimore t’i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që të premten, më 16 shkurt 2018, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Më shumë...

Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, vendi ynë është njohur nga Barbadosi

Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, vendi ynë është njohur nga Barbadosi

Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, vendi ynë është njohur nga Barbadosi. Lajmi është bërë i ditur nga shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behxhet Pacolli. Ai ka publikuar letrën që Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë nga Ministria e Jashtme e Barbadosit, ku konfirmohet njohja e Kosovës. …

Më shumë...

Artistët e Kaçanikut kërkojnë themelimin e Teatrit të Qytetit

Artistët nga Komuna e Kaçanikut, zhvilluan takim pune me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Kaçanikut Kemajl Murseli si dhe me Drejtorin e Arsimit dhe Kulturës Zahir Doda, ku temë diskutimi ishte themelimi i Teatrit të Qytetit. Me këtë rast Kryesuesi Murseli dhe Drejtori Doda premtuan përkrahje lidhur me kërkesën …

Më shumë...

Vendosen flamuj tek ura pranë Gurit të Shpum

Për nder të përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Kaçanikut ka stolisur qytetin me flamuj kombëtarë e shtetëror. Ndërsa tashmë është bërë tradicionale edhe stolisja e urës pranë Gurit të Shpum me flamuj kombëtarë, njëjtë siç ishte dekoruar në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Më shumë...

Në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës MKRS-ja ndau çmimet për letërsi

Në kuadër të aktiviteteve të parapara që të organizohen sipas agjendës shtetërore për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në një ceremoni, ka bërë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi. Çmimi Vjetor për Vepër …

Më shumë...

Të rinjtë shtylla e vendit tonë i cili meriton përkrahjen dhe vëmendjen maksimale

Ndër aktivitet për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është organizuar edhe debati me temën “Rinia kosovare në dekadën e parë të Pavarësisë” nga Kuvendi i të rinjve të Kosovës. Në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të diskutuar me të rinjtë, mori pjesë Zëvendësministrja Burbuqe …

Më shumë...

Kryetari Jashari zhvilloi një takim me Konteshën Walburga Habsburg Douglas

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, zhvilloi një takim me Konteshën Walburga Habsburg Douglas. Kryetari, Jashari u shpreh që është nder i veçantë takimi me Konteshën Walburga Habsburg Douglas, mikes së kombit shqiptar dhe Familjes së saj që ishte mbrojtëse e përkushtuar e interesave të kombit shqiptar. Miqësia e …

Më shumë...

Hapet biblioteka e dhjetë në SHFMU të Malishevës

Në vazhdën e aktiviteteve  që po zhvillohen në Komunën e Malishevës, me rastin e 10-vjetorit të Republikës së Kosovës, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjergj Kastrioti”, në Llazicë u hap biblioteka e dhjetë  e radhës. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, Drejtorinë për …

Më shumë...

Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell qëndroi në Klinë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connelli, ka qëndruar në Komunën e Klinës, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në asfaltimin e rrugës deri te Manastiri i Budisalcit, si dhe ka zhvilluar një takim me strukturat e pushtetit lokal në Klinë. O’Connell, bashkë me …

Më shumë...

Ministri Reçica raportoi para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, raportoi para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, rreth plotësim-ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, i cili tashmë  është dërguar për miratim në Qeverinë e Kosovës. Ministri Reçica tha …

Më shumë...

Ministri Lekaj vizitoi komunën e Shtimes dhe të Ferizajt

Ministri i Infrastruktures Pal Lekaj, vizitoi komunën e Shtimes, ku u prit nga kryetari Naim Ismajli, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Shtimes. Ministri Lekaj e ka siguruar  kryetarin Ismajli se Ministria e Infrastrukturës do ta përkrahë komunën e Shtimes, …

Më shumë...