Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi vizitoi disa institucione të arsimit të lart në SHBA

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi vizitoi disa institucione të arsimit të lart në SHBA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi po viziton disa institucione të arsimit të lart në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai sot ka vizituar edhe tri institucione të arsimit: Johnston High School, Norwalk High School dhe Universitetin e Iowas Veriore. Gjatë vizitës në Johnston High School, ministri Shyqeri Bytyqi ka biseduar me udhëheqësit e shkollës për mundësitë e binjakëzimit të kësaj shkolle me shkollat e qytetit të Pejës në mënyrë që të hapet mundësia e shkëmbimit të stafit dhe të nxënësve. Edhe në Norwalk High School, ministri Bytyqi ka biseduar me udhëheqësin Duanee Magee për mundësitë e bashkëpunimit dhe binjakëzimin e kësaj shkolle me shkollat e Vushtrrisë. Gjatë vizitës që ka pasur ministri Bytyqi në Universitetin e Iowas Veriore, ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit me universitetet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …