Radio Kosova e Lire

RRËSHQITJE DHEU DHE GURËSH NË AKSIN RRUGOR RESTELICË – DRAGASH, NJËRA KORSI ËSHTË LIRUAR PËR QARKULLIM

Në orët e herëshme të mëngjesit të së mërkurës ka pasur rrëshqitje gurësh dhe të dheut në aksin rrugor Restelicë – Dragash, si rezultat i së cilës edhe është bllokuar për qarkullim ky aks rrugor, por menjëherë është intervenuar nga kompania e mirëmbajtjes e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, e …

Më shumë...

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ka pritur në takim COLONEL BAJATA më bashkëpunëtorë

Gjatë këtij takimi janë njoftuar për se afërmi nga kryetari Bashkim Ramosaj, lidhur më planet për komunë e Deçanit, potencialet që ka komuna e Deçanit, në theks të veçantë për zhvillimin  e turizmit, dhe bujqësisë të cilat janë prioritet i komunës së Deçanit për mandatin 4 vjeçare, gjendjen ekonomike, papunësinë, …

Më shumë...

Kryetari Bekim Jashari priti në një takim përfaqësuesit e KFOR-it Turk

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari së bashku me Nënkryetarin Nuredin Lushtaku,  priti në një takim përfaqësuesit e KFOR-it Turk, ata i  uruan Kryetarit për detyrën e re, ku për ta ishte  nder i veçan që të kenë takim më një pjesëtar të familjes Jashari. Përfaqësuesit e KFOR-it turk …

Më shumë...

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari dha certifikatën e parë për vitin 2018-të

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar Administratën e Përgjithshme, Shërbimin e Gjendjes Civile dhe Qendrën për Shërbime të Qytetarëve, ku është takuar me shërbyes civilë dhe me qytetarë, të cilët ishin duke u pajisur me dokumente të gjendjes civile. Kryetari Jashari është informuar me punën e përgjithshme, …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga MASHT-ti dhe kryetarët e komunave vëmendje të shtuar në arsim

Ramush Haradinaj

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe kryetarët e komunave dhe të gjithë aktorëve të arsimit që t’i kushtojnë vëmendje më të madhe testit të PISA-s, që është paraparë të mbahet në muajin prill. “Këtë vit, e kemi si dialog të …

Më shumë...

KS i OKB-së mban mbledhje për të diskutuar për protestat në Iran

Fahran Haq: OKB-ja përkrah diskutimin midis Prishtinës dhe Beogradit edhe për shkëmbim të territoreve

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mban mbledhje urgjente për të diskutuar për protestat në Iran. Mbledhja është thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndonëse është kundërshtuar nga Rusia. Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, ka kërkuar takimin më herët gjatë javës, në atë që ajo …

Më shumë...

Haliti: Miratimi i Demarkacionit me Malin e Zi është i pashmangshëm

Xhavit Haliti: Nuk ka kushte që zgjedhet të mbahen tani, PDK duhet t'i bashkohet Qeverisë aktuale të drejtuar nga Hoti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, vazhdon të beson se miratimi i Demarkacionit me Malin e Zi është i pashmangshëm. Por, ka shtuar ai, pa i siguruar votat e mjaftueshme Demarkacioni nuk duhet të dërgohet në Kuvend. Po presim Komisionin, nëse e kalon Komisioni, Demarkacioni vjen në Kryesi dhe …

Më shumë...

Phillips: Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti që i ka vënë Kosovës për Demarkacionin me Malin e Zi

David Phillips

Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, në Universitetin e Kolumbisë, David L Phillips ka shfaqur mospajtimin e tij ndaj qasjes së Brukselit në raport me vendin tonë për liberalizimin e vizave. Ai ka shkruar se Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti që i …

Më shumë...

Çështja e shfuqizimit të Gjykatës Speciale është pasqyruar edhe në mediet ndërkombëtare

Çështja e shfuqizimit të Gjykatës Speciale është pasqyruar edhe në mediet ndërkombëtare

Çështja e shfuqizimit të Gjykatës Speciale është pasqyruar edhe në mediet autoritative ndërkombëtare. Gazeta autoritative amerikane, “The Washington Post” ka shkruar për kërkesën e pesë ambasadave të shteteve perëndimore në Kosovë ndaj udhëheqësve të vendit për Gjykatën Speciale. Kjo gazetë njofton se ambasadorët e shteteve të Kuintit: Shteteve të Bashkuara …

Më shumë...

Mbahen aktivitete për jetën dhe veprën atdhetare të gjeneral major Shaban Shalës

Shaban Shala

Sot mbahen aktivitete për të përkujtuar jetën dhe veprën heroike të atdhetarit dhe veprimtarit të përkushtuar  të çështjes kombëtare, gjeneral major Shaban Shala. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, familjarë, bashkëluftëtarë, miq dhe dashamirë të tij dhe familjes Shala, sot në ora 12.00 bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani, në …

Më shumë...

Limaj: Për Demarkacionin do të gjendet një zgjidhje që respekton interesin e Kosovës dhe Malit të Zi

Limaj

Zëvendës kryeministri, Fatmir Limaj ka thënë se çështja e Demarkacionit do të përmbyllet gjatë këtij muaji. Ai ka thënë se në muajin janar do të gjendet një zgjidhje për Demarkacioni që respekton interesin e Kosovës dhe Malit të Zi. “Demarkacioni do të përmbyllet, unë pres që muajin e ardhshëm do …

Më shumë...

Haradinaj: AAK-ja është kundër Gjykatës Speciale, Asociacionit dhe Demarkacionit

Haradinaj paralajmëron veprime konkrete në funksion të ruajtjës së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Kryemsnitri, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia që ai udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër Gjykatës Speciale, Asociacionit të komunave serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kryeministri Haradinaj ka theksuar se Aleanca ka pasur votë kundër dhe …

Më shumë...

Nasim Haradinaj: Çështja e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale do të përfundoj në janar

Nasim Haradinaj

Edhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka deklaruar se çështja rreth shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën do të përfundoj gjatë muajit janar. Ne kemi biseduar me secilin deputet, kemi deputet edhe në LDK që në minimum do të abstenojnë, nëse nuk …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Mbledhja është thirrë pas zhvillimeve të fundit në këtë parti politike dhe dorëheqjes së kryetarit të saj, Visar Ymeri. Pas tij, dorëheqje nga Vetëvendosja ka dhënë edhe nënkryetari i saj, Dardan Sejdiu i cili me anë të një letre drejtuar anëtarëve të saj …

Më shumë...

Kryetari Zenun Elezaj me stafin e tij vizitojnë policinë, zjarrfikësit dhe stafin shëndetësor në Klinë

Në natën e ndërrimit të moteve, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetari Besim Hoti, drejtorët, Hekuran Sejdiu e Iber Elezaj, kanë vizituar policinë në Stacionin e Policisë në Klinë, Njësinë e zjarrfikësve dhe punëtorët shëndetësore, që ishin në orarin e kujdestarisë në QKMF “ Nënë …

Më shumë...

Kryetari Bekim Jashari Uroi Festat e Fundvitit

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ndërrimin e moteve e priti duke festuar se bashku me ata të cilët janë në orar të punës në natën e Vitit të Ri. Kryetari Jashari vizitoi Shtëpinë e Personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare, po ashtu vizitoi edhe ata të cilët …

Më shumë...