Shaban Shala

Mbahen aktivitete për jetën dhe veprën atdhetare të gjeneral major Shaban Shalës

Sot mbahen aktivitete për të përkujtuar jetën dhe veprën heroike të atdhetarit dhe veprimtarit të përkushtuar  të çështjes kombëtare, gjeneral major Shaban Shala. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, familjarë, bashkëluftëtarë, miq dhe dashamirë të tij dhe familjes Shala, sot në ora 12.00 bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani, në Prishtinë. Gjeneral-Major Shaban Shala, lindi në fshatin Negroc të Drenasit më 1 dhjetor 1958 dhe ndërroi jetë në Prishtinë më 5 janar të vitit 2012. Ai ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, ish-i burgosur politik, ish-bashkëthemelues dhe drejtues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, pjesëtar dhe komandant i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandant në transformimin i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Për kontributin e jashtëzakonshëm gjeneral major Shaban Shalës i është dhënë titulli “Hero i Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …