Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të martën ka vizituar komunën e Shtimes, ku u takua me kryetarin e komunës së Shtimes, Naim Ismajlin. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rreth mundësive të bashkëpunimit të qeverisë me institucionet lokale. I pari i ekzekutivit ka premtuar ndihmë …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Biblioteka “Sulejman Krasniqi” në Rahovec pasurohet me 97 tituj të rinj
Biblioteka komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec është pasuruar edhe me 97 tituj të rinj, respektivisht me 198 ekzemplarë. Librat janë donacion i MKRS-së, me një vlerë prej 1500 €. Përzgjedhja e titujve është bërë nga zyrtarë të DRKS-së, përkatësisht punëtorët e bibliotekës, mbi bazën e kërkesave të lexuesve. Titujt e …
Më shumë...Kryetari Bashota priti përfaqësuesin e KFOR-it, nënkolonelin Pullinen
Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, e ka pritur për një vizitë zv. komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal-Qendra (JRDC), të KFOR-it, nënkolonelin Pertti Pullinen. Gjatë këtij takimi kryetari Bashota e ka njoftuar nënkolonelin Pullinen për zhvillimet në komunën e Klinës. Po ashtu është biseduar edhe për gjendjen …
Më shumë...Familja Qerimi: Djali ynë, Rexhaili, po vuan padrejtësisht dënimin me burgim të përjetshëm
Familja Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës ka kërkuar ndihmën nga institucionet e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare në lidhje me dënimin me burgim të përjetshëm të djalit të tyre, Rexhail Qerimi. Jetulla Qerimi, vëllai i të burgosurit, thotë se po kërkojnë ndihmën e Tiranës dhe Prishtinës, për shkak të mungesës …
Më shumë...Miliq: Në veri ekzistojnë grupe pro-ruse
Jelena Miliq nga Qendra për Studime Euro-Atlantike, ka tërhequr vërejtjen mbi praninë e grupeve pro-ruse në veri të Kosovës. Gjatë publikimit të raportit ‘Big Deal’ për Marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, Miliq ka përmendur ekzistencën e grupeve të caktuara në veri, të cilat po mbledhin nënshkrime dhe të …
Më shumë...Kryetari Thaçi takoi rektorin dhe dekanët e rinj të Universitetit të Prishtinës
Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, bashkë me dekanët e sapozgjedhur. Kryetari Thaçi shprehu përkrahjen e tij për vazhdimin e reformave në Universitet, duke shtuar se me punën e udhëheqësve “mund të bëhen ndryshime të …
Më shumë...Mustafa: Jemi të hapur për dialog me opozitën
Kryeministri, Isa Mustafa ka vlerësuar se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, pasi që siç u shpreh ai, dy partitë në koalicion kanë shumicën e votave. Gjatë një vizite në komunën e Shtimes, kreu i Qeverisë ka përsëritur gatishmërinë për të hyrë në dialog me partitë e opozitës. …
Më shumë...Begaj: Marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, eksperimente për vendin
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj i ka cilësuar eksperimente Marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin, të arritura në gusht të vitit të kaluar. Në një intervistë dhënë për Radion ‘Kosova e Lirë’, ku ka folur për zhvillimet në komunën që drejton, Begaj ka komentuar edhe dy marrëveshjet …
Më shumë...Krasniqi: Kryesia e PDK-së do të fillojë takimet me kryetarët e degëve
Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën u fol për konventën e kësaj partie që do të mbahet me 7 maj. Gjatë një konference për medie, nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se Kryesia e kësaj partie do të dalë në …
Më shumë...Krasniqi: Po bisedojmë me partitë në pushtet për mbajtjen e zgjedhjeve
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, nuk e ka mohuar mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në e Kadri Veselit, nëse siç ka thënë ai, kjo parti distancohet nga keqqeverisja. Krasniqi ka pranuar se janë në bisedime me partitë e koalicionit qeverisës, për siç ka thënë ai, mbajtjen sa më …
Më shumë...Asfaltohet edhe një rrugë në Pagarushë të Malishevës
Sot në fshatin Pagarushë të komunës së Malishevës, përkatësisht në lagjen Bajdan, ka filluar asfaltimi i rrugës së kësaj lagjeje, e cila lidhet me rrugën kryesore të fshatit. Asfaltimi i kësaj rruge, është në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, me qëllim të krijimit të …
Më shumë...Filluan punimet në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Kallavaj të Junikut
Komuna e Junikut në vazhdimësi po përpiqet që përmes investimeve në infrastrukturë, të jua lehtësoj jetën e qytetarëve te sajë. Një ndër investimet e shumta është edhe fillimi i punimeve në hapjen dhe instalimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen Kallavaj, i cili ka filluar që të realizohet ditëve të …
Më shumë...Humbi jetën tragjikisht luftëtarit dhe veterani i UÇK-së ILMI (Zenel) LUFAJ
Pas humbjes tragjike të jetës së luftëtarit dhe veteranit ILMI (Zenel) LUFAJ nga Strellci i Ulët i komunës së Deçanit, nën organizimin e shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, sot me 19 Prill 2016, në ora 13:00 në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan mbahet mbledhje komemorative. Ndërkaq varrimi …
Më shumë...Takim i komisionit të përbashkët teknik Kosovë-Maqedoni
Të premten, më 15.04.2016, është mbajtur në Prishtinë takimi i komisionit të përbashkët teknik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë mbi Transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Me këtë rast është nënshkruar protokolli i përbashkët teknik nga kryesuesit e delegacioneve, z. Burim Krasniqi nga pala kosovare dhe …
Më shumë...Në Mitrovicë, prezantohet Strategjia për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026
Nën organizimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në Komunën e Mitrovicës, u prezantua Strategjia për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026. Në këtë takim morën pjesë: Kryetarët e komunave, përfaqësues të MAPL–së ,OSCE-së, BE-së, përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë të zgjedhur dhe emëruar të komunave. Kryetari i komunës së Mitrovicës z.Agim …
Më shumë...Në Rahovec shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore
18 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore, është shënuar në Rahovec me mbajtjen e një tryeze me temën “Trashëgimia kulturo-historike e komunës së Rahovecit”, ku ishin të pranishëm edhe prof.dr. Sabahudin Cena, njohës dhe hulumtues i trashëgimisë kulturore të Anadrinisë, Dervish Çadraku, kryetar i Shoqatës për ruajtjen e vlerave kombëtare …
Më shumë...