Kryetari Thaçi takoi rektorin dhe dekanët e rinj të Universitetit të Prishtinës

Kryetari Thaçi takoi rektorin dhe dekanët e rinj të Universitetit të Prishtinës

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, bashkë me dekanët e sapozgjedhur. Kryetari Thaçi shprehu përkrahjen e tij për vazhdimin e reformave në Universitet, duke shtuar se me punën e udhëheqësve “mund të bëhen ndryshime të mëdha”. Ndërkaq, rektori Marjan Dema e falënderoi kryetarin Thaçi për këtë takim, duke thënë se është shumë e rëndësishme për përmirësimin e cilësisë, që universiteti të zë vend meritor në agjendën institucionale. Pjesë e takimit ishte edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i cili, duke rikonfirmuar përkrahjen për universitetin, theksoi se ky institucion tani ka hyrë në një fazë të re të stabilizimit dhe të zhvillimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …