Në kuadër të projekteve për rivitalizimin e shkollave të komunës së Vitisë, ka nisur punimet në renovimin e kulmit të shkollës së mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozheran. Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë shkollë, kryetari i komunës Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Naim …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Shkolla e re në Pozheran do të jetë e gatshme në shtator të 2019
Dy zëvendës ministra të Qeverisë së Kosovës Sami Hajdaraj dhe Hajredin Hyseni nga Ministria e Administratës Publike, të shoqëruar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti e kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, kanë inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Halil Alidemaj” …
Më shumë...Drejtoria e Bujqësisë në Suharekë vizitoi serrat e përfunduara
Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Suharekës e udhëhequr nga drejtori Xhevxhet Gashi, kanë dalë në terren për të vizituar serrat e përfunduara të dhëna si donacion nga kjo drejtori. Ata kanë takuar fermerët përfitues të serrave dhe kanë bashkëbiseduar për funksionalizimin e serrave dhe se a kanë pasur suksese …
Më shumë...U VU GURTHEMELI I SHKOLLËS NË PANORC TË MALISHEVËS
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë vënë gurthemelin e shkollës në fshatin Panorc të Malishevës. Me këtë rast, ministri Bytyqi ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e ndërtimit të kësaj shkolle të re, njëherësh ka përgëzuar kryetarin …
Më shumë...Përurohet SHFMU “ Dëshmorët e fshatit Bubavec” në Bubavec të Malishevës
Përurohet SHFMU “ Dëshmorët e fshatit Bubavec” në fshatin Bubavec të komunës së Malishevës. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj në fjalën e rastit, theksoi: “Ndihem mirë që sot jam prezent në hapjen e shkollës “Dëshmorët e fshatit Bubavec” në Bubavec, para jush të moshuar, nxënës dhe mësimdhënës, për …
Më shumë...Kryetari Jashari dakordohet me pronarët e pronave që punimet në përfundimin e rrugëve të vazhdojnë
Deklarata e kryetarit të komunës së Skenderajt Bekim Jashari, pas takimit me pronarët e tokave, përgjatë të cilave do të vazhdojë zgjerimi i rrugës Komoran – Klinë e Epërm, të cilët kanë penguar realizimin e këtij projekti tash e katër vjet. “Është dashtë të pritet rreth katër vjet për t’i …
Më shumë...MINISTRI BYTYQI PRITI MENAXHERIN E PROGRAMIT “YES” TË GIZ-IT
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim menaxherin e programit “YES”(Rinia, Punësimi dhe Shkathtësitë) të GIZ-it, Klaus Bader-Labarre, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritashëm në fushën e arsimit, por edhe për planet për bashkëpunim në të ardhmen. Ministri Bytyqi falënderoi GIZ-in, si …
Më shumë...Programi i MBPZHR-së dhe USAID-t, mundësi për zhvillim bujqësor
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Misioni i USAID-it në Kosovë, përmes programit për mbështetjen e zinxhirit të vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë, synojnë zhvillimin ekonomik e bujqësor të vendit, rritjen e prodhimit bujqësor e bashkë me këtë edhe rritjen e …
Më shumë...Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u shënua 110 vjetori i Kongresit të Manastirit
Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina Bunjaku mori pjesë në shënimin e 110-Vjetorit të Kongresit të Manastirit. Me këtë rast zëvendësministrja Bunjaku tha se “pos rëndësisë kulturo-letrare e gjuhësore, kjo ngjarje projekton edhe përcaktimin properëndimor të shqiptarëve në rrafsh politik e strategjik. Kongresi i Alfabetit realizoi …
Më shumë...në Shirokë Po vazhdon projekti i rrjetizimit elektrik nëntokësor
Në rrugën “Brigada 123”, në Shirokë, po vazhdon projekti i zëvendësimit të rrjetit elektrik ajror në atë nëntokësor, ku po largohen shtyllat e deritanishme që kanë shkaktuar vrazhdësi në ambientin e qytetit të Suharekës. Për të parë punimet e këtij projekti ka shkuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali …
Më shumë...Komuna e Malishevës do të jetë pjesë e pilot- projektit për krijimin e mekanizmave për nxitjen e investimeve nga diaspora
Në kuadër të programit “Krijimi i mekanizmave lokalë për nxitjen e investimeve nga diaspora”, planifikuar të realizohet me komunat të cilat kanë shprehë interesim të jenë pjesë e këtij programi, jemi duke planifikuar që, pjesa e parë e këtij të realizohet në muajin nëntor nga dt. 5-9 nëntor 2018. Ky …
Më shumë...MINISTRI GASHI PRITI NË TAKIM UDHËHEQËSIN E UNICEF-it MURAT SAHIT
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në kabinetin e tij, udhëheqësin e ri të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin. Ministri Gashi fillimisht i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën e tij. Gjithashtu ministri Gashi e uroi Sahin për pozitën e tij të re …
Më shumë...Reçica në Konferencën Rajonale të Ministrave të Ballkanit Perëndimor në Beograd
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po merr pjesë në konferencën Rajonale të Ministrave të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Beograd, e cila shënon një iniciativë me qëllim përmirësimin e politikës sociale në vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së tij para ministrave dhe përfaqësuesve të lartë …
Më shumë...Ministri Gashi: Rekomandimet e auditorit për të gjeturat e 2017-të në MKRS janë adresuar të gjitha
Pas raportit të publikuar të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në të cilin ka nxjerrë të gjeturat për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministri Kujtim Gashi ka marrë pjesë në takimin për sqarimin e rekomandimeve të dala nga ky raport. Ndër të gjeturat që janë diskutuar në takim kanë …
Më shumë...Shala në terren inspekton zbatimin e urdhëresës që ndalon shitjen e duhanit dhe alkoolit për të miturit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka dalë në terren për të parë nga afër implementimin e nenit 15, të Ligjit Nr.06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit, që ndalon shitjen e duhanit dhe pijeve alkoolike për personat nën moshën 18 vjeç. Bashkë me Inspektoratin e Tregut, ministri Shala ka qenë …
Më shumë...Ministri Shala merr vendim që ndalon shitjen dhe shërbimin e alkoolit dhe duhanit për të miturit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e vendimeve për mbrojtjen e konsumatorit ka lëshuar urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, që obligon zbatimin me përpikëri të nenit 15 të Ligjit Nr 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit. Urdhëresa e ministrit Shala ka për qëllim të ndalojë dhe të sanksionojë …
Më shumë...