Ministri i Infrastrukturës, vizitoi komunën e Therandës dhe atë të Rahovecit. I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ministri Lekaj u takua me kryetarët e këtyre komunave, ku diskutuan për planet infrastrukturore dhe aktivitetet e parapara në infrastrukturë në Suharekë dhe Rahovec, e të cilat u finalizuan me nënshkrimin e marrëveshjeve …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Zëvendësministri Dukolli vizitoi institutet e mjekësisë së punës në Kastriot dhe Gjakovë
Këshilli Nacional për Shëndet dhe Siguri në Punë, i cili kryesohet nga zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, me bashkëpunëtorët vizitoi Institutin e Mjekësisë së Punës në Kastriot dhe Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë. Në këtë vizitë me karakter njohës, zëvendësministri Dukolli është pritur nga …
Më shumë...Ceremoni me rastin e pensionimit të mësuesit Musa Derguti
Komuna e Skenderaj, ka organizuar një ceremoni zyrtare, me rastin e pensionimit të mësimdhënësit dhe Drejtorit të Bibliotekës të qytetit të Skenderajt Musa Derguti, i cili njëherësh ishte edhe Ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Derguti nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe mësuar gjeneratat e …
Më shumë...Kryetari Jashari priti në një vizitë Halit Krendali nga Rahoveci
Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari priti në një vizitë, Halit Krendali nga Rahoveci së bashku me tri vajzat e tij. Krendali së pari përshëndeti Kryetarin Jashari duke i uruar një punë të suksesshme, ai ishte në vizitë së bashku me tri vajzat e tij, ku qëllimi i kësaj …
Më shumë...Kryetari Ramosaj nënshkruan memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e mbeturinave me GIZ-in
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka pritur në një takim Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), dhe njëherit është nënshkrua memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e mbeturinave, hartimin e rregulloreve për mbeturina dhe ngritjen e kapaciteteve menaxhuese të komunës së Deçanit për menaxhimin e mbeturinave.
Më shumë...Kryekuvendari Veseli nuk e ka lejuar deputetin e VV-së, Frashër Krasniqi ta përfundoj fjalën e tij në Kuvend
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk e ka lejuar deputetin e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ta përfundoj fjalën e tij në Kuvend. Gjatë fjalës në Kuvend, deputeti, Frashër Krasniqi ju është adresuar deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka dal në foltoren e …
Më shumë...Deputetët e VV-së kanë braktisur seancën në shenjë proteste për ndaljen e fjalës së deputetit Krasniqi
Pas ndaljes së fjalës së deputetit, Frashër Krasniqi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës. Pas lëshimit të seancës, deputeti, Frashër Krasniqi ju është drejtuar medieve dhe deklaroi se mandatin për deputet në Kuvendin e Kosovës ia kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe jo …
Më shumë...Hoti: Kryetari i Kuvendit po kalon nga një ekstrem në tjetrin
Duke reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Kuvend, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli po kalon nga një ekstrem në tjetrin. Në kohën kur është dashtë të ndalojë hedhjen e veve dhe gazit lotsjellës, që ka ngjarë …
Më shumë...Hahn: Opinioni dhe publiku serb duhet të mësohen se duhet gjetur një zgjidhje përfundimtare me Kosovën
Komisionari për fqinjësi të mirë dhe zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i ka deklaruar “ Dojçe Velles” se tema e Kosovës është një temë e ndjeshme në Serbi. Ai ka shtuar më tutje se opinioni dhe publiku serb duhet të mësohet me faktin që pa gjetur një zgjidhje përfundimtare …
Më shumë...KEK njofton se ka rënë nga sistemi njësia B2 e Termocentralit Kosova B
Korporata Energjetike e Kosovës njofton se ka rënë nga sistemi njësia B2 e Termocentralit Kosova B. Rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të mbi 250 megavatë/orë energji elektrike, gjë që e ka vështirësuar tej mase furnizimin me energji elektrike. “Në këtë situatë, KOSTT e ka urdhëruar KESCO …
Më shumë...Numri i kredive ka arritur gati në 500 mijë
Njohës të sistemit bankar të Kosovës kanë deklaruar se numri i kredive ka arritur në 475 mijë kredi. Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Besnik Kada, ka deklaruar se aktualisht, duke u bazuar nga të dhënat e sistemit të Regjistrit të Kredive, sipas raportimeve të bankave komerciale figurojnë në total …
Më shumë...Organizuar nga BB dhe MMPH po mbahet punëtoria për Menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë
Organizuar nga Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po mbahet punëtoria për Menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë. Në fjalën e saj, ministrja, Albena Reshitaj tha se në kuadër të masave të ndërmarra për cilësinë e ajrit, ne kemi hartuar planin e aktiviteteve për …
Më shumë...Kuvendi sot mban seancën e radhës
Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës. Gjatë kësaj seanca janë paraparë 20 pika të rendit të ditës. Pas kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në seancë do të shqyrtohen disa projektligje. Në mesin e tyre do të jetë: – Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin …
Më shumë...MASHT: Vendimi i EQAR-it është duke u trajtuar me seriozitetin më të madh
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se ka pranuar vendimin e EQAR lidhur me procesin e përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga regjistrat e vet dhe se këtë vendim është duke u trajtuar me seriozitetin më të madh. “Vendimi i EQAR merr për bazë procesin e …
Më shumë...VV dhe LDK kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme pas përjashtimit të Kosovës nga EQAR
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar nga Kuvendi që të mbaj seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ( EQAR). Për kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, ka njoftuar shefi …
Më shumë...Mogherini: Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës
Federica Mogherini përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Siguri, deklaroi se gjashtë vendet partnere të Ballkanit Perëndimor e kanë rrugën të hapur që përfundimisht të anëtarësohen në Bashkimin Europian.“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Gjeografia, historia dhe kultura na bashkojnë. Të gjashtë vendet partnere kanë …
Më shumë...