Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e BE-së, Amerikës, Francës, Gjermanisë dhe Italisë tha se në ditët dhe javët në vijim do të zhvillojë konsultime me anëtarët e qeverisë, parlamentit dhe të gjitha grupeve të rëndësishme shoqërore “se jemi gati të pranojmë konceptin dhe të punojmë për …
Më shumë...Zamir Qeriqi
Dimitri Peskov: Tanket perëndimore do të kenë pasoja negative, por nuk do të ndryshojnë kursin e luftës
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se tanket perëndimore do të kenë pasoja negative, por nuk do të ndryshojnë kursin e luftës. Ky ishte mesazhi i Kremlinit për aleatët perëndimorë, të mbledhur në Gjermani për të diskutuar mbi mundësinë e armatosjes së Ukrainës me tanket e avancuara. Ai akuzoi …
Më shumë...Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga qyteti i Preshevës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga qyteti i Preshevës. Titulli iu dha nga kryetari i Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, në një seancë solemne të mbajtur në Kuvendin Komunal. “E pranoj me shumë përulësi këtë nderim të madh! Nga …
Më shumë...Bashkëshortja e kryetarit të Ukrainës, Elena Zelenska, i ka dorëzuar një letër delegacionit kinez, në Davos të Zvicrës
Bashkëshortja e kryetarit të Ukrainës, Elena Zelenska, konfirmoi se i kishte dorëzuar një letër delegacionit kinez në Davos të Zvicrës, duke e quajtur atë një ftesë për dialog me Pekinin. Zonja Zelenska tha se letra i drejtohej liderit kinez Xi Xhinping dhe përshkruante vizionin e kryetarit ukrainas Volodymyr Zelensky për …
Më shumë...Sot pesë diplomatë nga Brukseli dhe Uashingtoni do të qendrojnë për vizitë zyrtare në Prishtinë dhe në Beograd
Sot pesë diplomatë nga Brukseli dhe Uashingtoni pritet të vijnë për vizitë zyrtare fillimisht në Prishtinë e pastaj edhe në Beograd. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka dhënë detaje mbi vizitat e planifikuar në dy kryeqytetet, sot në një konferencë për media. Ai ka thënë se, në përpjekje për ta …
Më shumë...Josep Borrell, ka paralajmëruar se fqinjësia e Evropës është në zjarr, përtej një lufte në Ukrainë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell, ka paralajmëruar se fqinjësia e Evropës është në zjarr, përtej një lufte në Ukrainë, valët goditëse të së cilës janë ndjerë në të gjithë botën sa i përket çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve. Kriza …
Më shumë...Komandanti i KFOR-it, Angjelo Ristuçia thotë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme
Komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuçia thotë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme. Aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura, ka raportuar Ristuccia, në …
Më shumë...Presidenti Bajram Begaj organizoi një pritje për ambasadorët e akredituar, në Tiranë
Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj organizoi një pritje për ambasadorët e akredituar në Tiranë nga ku vlerësoi kontributin e vendeve të tyre në forcimin e demokracisë në vendin tonë. Një pjesë të fjalës së tij kreu i shtetit ia kushti zhvillimeve fund-vitin e shkuar në Kosovë. “Nuk kam ndërmend të …
Më shumë...Dardan Molliqaj: Kjo qeveri e këta deputetë s’kanë alternativë për krizën
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se praktika e tërheqjes së parave nga trusti nuk është e duhur. Sipas tij, ajo është politikë problematike dhe mirë që nuk kaloi. Por kjo qeveri e këta deputetë s’kanë alternativë për krizën. Këta mobilizohen vetëm për vota Kundër në çdo iniciativë që …
Më shumë...Kryeministri, Edi Rama, tregoi se si Shqipëria, u vendos në shënjestrën e sulmeve kibernetike gjatë vitit të kaluar
Në forumin e përvitshëm botëror ekonomik në Davos, sfidat ndaj sulmeve kibernetike janë pjesë e çështjeve të diskutuara. Kryeministri Edi Rama tregoi se si Shqipëria, u vendos në shënjestrën e të tilla sulmeve gjatë vitit të shkuar. Bëmë më shumë vëmendjen në çdo hap, një hetim të tërësishëm të ndihmuar …
Më shumë...Akuza penale kundër Aleksander Vulinit dhe ambasadorit rus, Harçenko për shkak të formacionit paraushtarak rus, Wagner
Akuzat penale kundër Aleksander Vulinit dhe ambasadorit rus, Harçenko për shkak të formacionit Wagner, saktësojnë se ata po punojnë për mobilizimin e qytetarëve serbë për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Avokati Çedomir Stojkoviq, ka dorëzuar tre kallëzime penale në Prokurorinë e Beogradit për shkak të veprimtarisë së formacionit …
Më shumë...Seanca përgatitore për rastin kundër krerëve të UÇK-së do të mbahet me 17 shkurt, në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Kryetari i trupit gjykues, Çarls Smit, ka njoftuar se seanca përgatitore për rastin kundër krerëve të UÇK-së do të mbahet më 17 shkurt, datë kjo edhe kur Kosova shënon 15-vjetorin e pavarësisë. “Konferenca përgatitore e Prokurorisë së Specializuar do të mbahet më 17 shkurt. Gjykimi të fillojë më 21 mars, …
Më shumë...Dardan Molliqaj: Dita e gjykimit të historisë dhe përpjekja jonë çlirimtare po përputhet me kalendarin e Gjykatës Speciale
Kreu i trupit gjykues, Charles Smith, ka bërë me dije se seanca tjetër përgatitore për rastin ndaj krerëve të UÇK-së do të mbahet më 17 shkurt, datë kjo edhe kur Kosova shënon 15-vjetorin e pavarësisë. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se dita e gjykimit të historisë dhe përpjekja …
Më shumë...Miroslav Lajcak, në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, ka biseduar me kryeministrin, Albin Kurti
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin edhe ka diskutuar për probleme të caktuar që e presin vazhdimin e dialogut me Serbinë, në Bruksel, Emisari i …
Më shumë...Parlamenti Evropian përmes njё rezolute kёrkon sёrish heqjen sa mё tё shpejtё tё regjimit tё vizave pёr qytetarët e Kosovёs
Parlamenti Evropian me njё rezolutё tё miratuar kёrkon sёrish heqjen sa mё tё shpejtё tё regjimit tё vizave pёr qytetarët e Kosovёs, ndёrsa pёrshёndёt aplikimin e vendit pёr status kandidati nё Bashkimin Evropian. Mbështetet arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut, përmes njohjes së ndërsjellë, …
Më shumë...Në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg votohet Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian
Në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg është votuar Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, me në fokus forcimin e rolit të bllokut nëpër botë por edhe reagimin në raport me rrethanat e reja ndërkombëtare të krijuara, pas agresionit rus në Ukrainë. Teksti ishte …
Më shumë...