Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

Shumë mërgimtarë nga shtetet e Evropës, sot protestojnë në ditën e fillimit të gjykimit të ish krerëve të UÇK-së

Shumë mërgimtarë nga shtetet e Evropës, do të  protestojnë sot   në ditën e fillimit të gjyqit  kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë protestë nga Gjermania do të këtë autobus falas që do të dërgojnë pjesëmarrësit në protestën e cila do të mbahet në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, sot kur zyrtarisht fillon gjykimi kundër Hashim, Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë  është motoja e thirrjes  e protestës.  Mërgimtarët tanë kudo në vendet e Evropës e më gjerë  po shprehen të pakënaqur me proceset që po zhvillohen në Gjykatën Speciale, në Hagë, pasi ish-krerët e UÇK-së po përballen me një proces politik dhe jo gjyqësor. Ata nuk kundërshtojnë gjykatën, por i bëjnë asaj thirrje për vendosje të drejtësisë ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në këtë gjykatë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …