Zamir Qeriqi

Policia e Kosovës sqaron veprimet e saj brenda Kuvendit të Kosovës

Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare, ka sqaruar opinionin për të gjitha ndodhitë që pasuan seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Policia saktëson se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe Rregulloren …

Më shumë...

Krerët e lartë të shtetit nuk komentojnë ngjarjet në Kuvend

Situata e krijuar në Kuvendit e Kosovës, ka sjellë një takim në zyrën e Presidencës, midis kryetares, Atifete Jahjaga, kryeministrit, Isa Mustafa si dhe zëvndësit të tij, Hashim Thaçi. Takimi është mbajtur prapa dyerve të mbyllura. Madje, asnjëri nga krerët e lartë shtetërore nuk dha ndonjë deklarim për mediet, megjithë …

Më shumë...

Haradinaj: Nuk ka normalitet pa shfuqizim të marrëveshjeve

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se energjia që pozita po shfaq për mbajtjen e seancave, sipas tij, të pakuptimta, duhet të drejtohet në shfuqizimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. “Gjithë kjo energji me mbajt seanca të pakuptimta më mirë do të …

Më shumë...

Grabovci: Opozita ka tejkaluar kufijtë e normales

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabvoci, duke komentuar ngjarjet e sotme në Kuvend, ka thënë se opozita ka tejkaluar kufijtë e normales. Pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallën alternative, Grabovci tha se deputetët e koalicionit qeverisës nuk duan të vijnë në sallë për të …

Më shumë...

Deputetet opozitare hedhin lotsjellës në sallën alternative

Tri deputetet opozitare, Valdete Bajrami, Besa Baftiu dhe Time Kadriaj, kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën alternative ku po mbahej seanca plenare. Këto deputete opozitare duke shfrytëzuar faktin që nuk ishin të suspenduara nga Kryesia, me ftesë të kryekuvendarit, Kadri Veseli hynë në sallë, por në këtë moment ato hodhën …

Më shumë...

Policia arreston disa protestues

Policia e Kosovës gjatë përballjes me turmën protestuese, ka kryer disa arrestime. Në mungesë të një kumtese zyrtare nga organet e rendit, mediet raportojnë për disa të arrestuar, sidomos në pjesën prej Hotel Grandit e deri te hapësira e kampusit përballë Fakultetit Filologjik.

Më shumë...

Përleshjet përshkallëzohen gjatë sheshit ‘Nëna Terezë’

Hedhjet e gurëve dhe mjeteve të forta në drejtim të xhamave të Kuvendit, kanë detyruar Policinë të reagojë. Në përpjekje për shpërndarjen e protestuesve, Policia është vënë në ndjekje të tyre. Përplasjet sporadike kanë vazhduar përgjatë sheshit ‘Nënë Tereza’, madje përleshje janë vërejtur edhe tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’. Protestuesit, pos …

Më shumë...

Ministri Demolli dhe ambasadorja e Turqisë, Kiliç, nënshkruan Marrëveshjen financiare -2015

Ministri i Ministrisë për Forcën e sigurisë së Kosovës,  Haki Demolli priti në vizitë zyrtare në ministri, Ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, zonjën Kivilcim Kilic, të cilët nënshkruan marrëveshjen financiare për vitin 2015. Marrëveshja financiare e nënshkruar sot, e cila ka vlerë prej një milion …

Më shumë...

Lëvizja BESA: Komunikatë për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

 Situata aktuale politike në Kosovë, përveç që paraqet shqetësim për shqiptarët e Kosovës, ajo është brengë edhe për shqiptarët të Maqedonisë, të cilët dëshirojnë që Kosova të jetë një rrëfim i suksesshëm i shtetndërtimit dhe shtyllë e rëndësishme edhe për politikëbërjen e shqiptarëve në Maqedoni. Konsiderojmë se themelimi i Asociacionit …

Më shumë...

LRD solidarizohet më opoziten dhe përkrahë aksionet që i mori sot në kuvendin e Kosovës

Vendimi i kryesisë së kuvendit për përjashtime të deputetëve nga seancat, është vendim po aq i jashtëligjshëm sa edhe hedhja e gazit lotsjellës, andaj, LRD-ja fton organet e drejtësisë që të arrestojnë ata anëtarë të kryesisë për  vendime të jashtëligjshme. LRD-ja i bënë thirrje Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që …

Më shumë...

Mbështetësit e partive opozitare sulmojnë ndërtesën e Kuvendit

Aktivistët e partive opozitaere, kryesisht të Vetëvendosjes, kanë hedhur ngjyrë të kuqe dhe kanë thyer xhamat me gurë xhamat e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Dhjetëra mbështetës të partive opozitare ishin mbledhur jashtë Kuvendit, derisa deputetët brenda po përpiqeshin të pamundësonin mbajtjen e seancës. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës, …

Më shumë...

AAK: Deputeti, Lekaj po persekutohet politikisht

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj arrestimit të deputetit të saj, Pal Lekaj. Ky subjekt thekson se kriza aktuale nuk zgjidhet me polici por me mjete politike. “Është hera e dytë që deputeti Lekaj, behët cak i arrestimit politik, me qëllim të frikësimit të tij, për çfarë policia …

Më shumë...

Policia arreston deputetin, Pal Lekaj

Policia e Kosovës ka arrestuar sot deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj. Me të filluar mbledhja në sallën kryesore, deputeti Pal Lekaj bashkë me atë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca hodhën gaz lotsjellës. Në një prononcim për medie, deputeti i AAK-së kishte deklaruar se opozita nuk do të …

Më shumë...

Dërguti: Kryesia suspendoi 6 deputetë të opozitës

Pas hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka bërë me dije se Kryesia mori vendim për përjashtimin e gjashtë deputetëve opozitarë nga seanca. “Qëllimi i këtij takimi ka qenë suspendimi i deputetëve nga ana e Kryesisë, por ata nuk kanë të drejte …

Më shumë...

VV reagon ndaj arrestimit të deputetit, Kurteshi

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vetëvendosjes ndaj arrestimit të deputetit të saj, Ismajl Kurteshi. Në reagimin e këtij subjekti thuhet se “ata që komandojnë policinë e Kosovës nuk kanë dashur ta lejojnë deputetin Kurteshi të ushtrojë detyrën e tij, për të cilën e kanë deleguar votuesit”. “Ismajl Kurteshi po …

Më shumë...

Deputeti, Kurteshi transferohet në burgun e Lipjanit

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, është transferuar në Burgun e Lipjanit, ku do të vuajë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ai kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak, pasi që mori pjesë më manifestimin e opozitës në Gjilan, pa marrë leje paraprake nga Gjykata. Deputeti, Ismajl Kurteshi është …

Më shumë...