LRD solidarizohet më opoziten dhe përkrahë aksionet që i mori sot në kuvendin e Kosovës

Vendimi i kryesisë së kuvendit për përjashtime të deputetëve nga seancat, është vendim po aq i jashtëligjshëm sa edhe hedhja e gazit lotsjellës, andaj, LRD-ja fton organet e drejtësisë që të arrestojnë ata anëtarë të kryesisë për  vendime të jashtëligjshme. LRD-ja i bënë thirrje Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që të anulojnë marrëveshjet për “zajednicen” serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, për ndryshe, gjendja politike dhe ajo institucionale veç sa do të keqësohet sepse ato nuk kalojnë. Subjektet opozitare, organizata të ndryshe si dhe vet populli i Kosovës asnjëherë nuk do të pajtohen që të japin territor shtetit fqinjë – Malit të Zi, si dhe të ndajnë Kosoven në baza etnike me “zajednicen” serbe  e cila  krijon një mini-shtet serb brenda territorit të Kosovës.

 

Thirrja e seancave të një pas njëshme nga kryetari dhe kryesia tash sa muaj, derisa dihen publikisht qëndrimet e opozites dhe qëndrimet e qytetarëve të shprehura përmes peticionit dhe manifestimeve, janë të qëllimshme dhe me prapavija të rrezikshme. Dhuna dhe shtypja e protestuesëve me njësi speciale policore, bastisjet dhe përndjekjet e deputetëve deri sa edhe bastisje, rrahje brutale dhe arrestime të aktivistëve nepër selitë e partive opozitare, si dhe arrestimet dhe burgosja e deputetëve me urdhëra politike nuk tregon se kjo Qeveri e ka vullnetin e mirë  për vendin, për kundër – këto veprime kanë për qellim destabilizimin dhe shkatërrimin e vendit.  Perpjekjet e Qeverisë së Kosovës, duke u arsyetuar kinse duhet pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese është një taktikë me qellim që të manipulohet opinioni, sepse dihet se Gjykata Kushtetuese është në vazhdimësi instrument i politikës qeveritare, andaj duhet të anulohet  marrëveshja për “bashkësinë” e Komunave me shumicë serbe, dhe të normalizohet gjendja në Kosovë. Pa terheqjen e Qeverisë nga këto dy marrëveshje të dëmshme për Kosoven, nuk do të ket qetësi as normalizim të gjendjes në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …