Autobusit, në Bullgari ka plasur goma e përparme, ka qenë në shpejtësi të madhe e më pas është përplasur në parmakë

Autobusit, në Bullgari i ka plasur goma e përparme, ka qenë në shpejtësi të madhe e më pas është përplasur në parmakë

Burimet bullgare nga vendi i tragjedisë bëjnë të ditur se autobusi ka dalë nga autostrada Struma.  në afërsi të fshatit bullgar Bosnek, afër Pernikut. Sipas informacioneve fillestare, autobusit i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakë dhe është zvarritur, shkruan Alsat.mk. Në atë moment është derdhur karburanti pasi në autobus ka punuar ngrohja. Ka rënë zjarr dhe ka ndodhur aksidenti fatal për pasagjerët që po ktheheshin nga Stambolli për në Shkup. Zjarri ka rënë në pjesën e përparme të autobusit dhe për këtë arsye është djegur plotësisht në pjesën e përparme. Këto detaje u zbuluan në një deklaratë për Televizionin Kombëtar Bullgar nga Vasko Pirgov, i cili është ekspert i motorëve me djegie të brendshme dhe ishte ndër të parët që mbërriti në mëngjes në qarkoren fatale. Ai tha se “zjarri është shkaktuar nga një gabim njerëzor i shoferit, i cili ka shikuar rrugën. Duke hyrë në trotuar, shoferi godet dhe e thyen tabelën që tregon se ka shatërvan. Ajo shenjë ka fluturuar rreth 35 metra. Autobusi me siguri ka udhëtuar me më shumë se 100 kilometra në orë. Nuk ka gjurmë të frenimit nga autobusi, kështu që shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate”, tha eksperti bullgar Vasko Pirgov.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …