Ragmi Mustafa: Qeveria e Kosovës duhet ta ketë parasysh pozitën tonë

Autoritet e Kosovës Lindore kanë thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta ketë parasysh pozitën e shqiptarëve atje. Duke folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafa ka porositur Prishtinën zyrtare që gjatë marrjes së vendimeve, ta kenë parasysh pozitën shumë të vështirë të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të krijojnë mundësi, lehtësira të cilat atyre do t’ua lehtësonin jetën.  “Duke pasur vëmendjen posaçme për pozitën diskriminuese në republikën e Serbisë, për pozitën e rënduar socio-ekonomike nëpër të cilën janë duke kaluar shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të duhej të kenë parasysh mundësinë e krijimit të një hapësire me të cilën përjashtohen nga vendimet”, ka theksuar kryetar i KNSh-së, Ragmi Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …