Brickos

Avdullah Hoti thotë se Qeveria aktuale e Kosovës njihet për dështimin në liberalizimin e vizave, dhe në INTERPOL

Avdullah Hoti e ka kritikuar ashpër rritjen e pagave nga Qeveria për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar

Rritjen e pagave nga Qeveria për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar e ka kritikuar ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se forma të cilën e ka zgjedhur kryeministri Ramush Haradinaj për t’i rritur pagat është e keqe edhe jo e drejtë. Ai thotë se Qeveria e kaluar e ka bërë me ligj që rritja e pagave të bëhet aq sa është edhe rritja ekonomike. “Në Qeverinë e kaluar e kemi rregulluar këtë çështje me ligjin për menaxhimin e financave publike, aty thuhet se fatura e pagave në sektorin publik, në baza vjetore rritet aq sa është rritja ekonomik. Pra aq sa rritet buxheti në baza vjetore, në mënyrë që të hiqet ndikimi politik në vendimmarrje për rritjen e pagave. Në të kaluarën me financa publike është bërë fushatë për vota si rezultat në vitin 2016 e kemi rregulluar më ligj, pagat rriten çdo vit aq sa ka rritje ekonomike. Hoti, ka thënë se vendimi për rritje të pagave është jo ligjor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …