Avdullah Hoti kritikon menaxhimin e sektorit të energjisë: kërkon hetime, transparencë dhe rishikim të vendimeve strategjike

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ngritur një varg kritikash ndaj institucioneve përgjegjëse për sektorin e energjisë, duke kërkuar masa urgjente për transparencë, llogaridhënie dhe rishikim të politikave energjetike në vend. Duke iu referuar një vendimi të fundit të Inspektoratit Qendror të Tregut për gjobitjen e KEDS-it për pasaktësi në njehsorët e energjisë elektrike dhe obligimin për kompensim të konsumatorëve, Hoti tha se ky duhet të jetë vetëm hapi i parë drejt një procesi të plotë verifikimi të njehsorëve në të gjithë vendin. Ai kërkoi kontroll të detajuar të pajisjeve matëse, të paktën në formë mostre përfaqësuese në secilën komunë, si dhe zbatimin e plotë të masave ligjore në rast të shkeljeve të konstatuara. Hoti ka kritikuar gjithashtu rritjen e vazhdueshme të tarifave të energjisë elektrike, duke theksuar se vendimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe mungesa e reagimit institucional kanë rënduar qytetarët dhe bizneset, pa transparencë të mjaftueshme mbi arsyet e këtyre rritjeve.  Ai ka ngritur shqetësime edhe për hetimet në KEK, duke përmendur dyshime për keqmenaxhim dhe abuzime të mundshme në kontrata, si dhe për hapjen e tregut të energjisë për bizneset e mëdha në kushte jo konkurruese. Sipas tij, një tjetër problem strukturor mbetet trajtimi i humbjeve në rrjet, të cilat në vend që të ulen përmes investimeve, vazhdojnë t’u ngarkohen konsumatorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …