Avdullah Hoti: LDK brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë

Avdullah Hoti: LDK brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se partia nga e cila vjen, pra Lidhja Demokratike e Kosovës brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë. Në mbledhjen e kryesisë së LDK gjatë së shtunës Hoti tha se kanë diskutuar vetëm për kriteret që do të vendosen. Ndërsa për çështjen e vaksinimit në veri të Kosovës nga Serbia, ai ka thënë se me këtë po merren organet kompetente. I pyetur se a do të pranojë rikandidimin për kryeministër Hoti tha se mos të pyetet për çështje hipotetike dhe se duhet të diskutohet brenda strukturave të partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime lufte në Panorc të Malishevës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar …