Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Në tre muajt e parë të qeverisjes do të lirohen nga dogana, importimi i autobusëve të rinj

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti premtoi se qeveria që ai do ta drejtojë, pas 14 shkurtit, do ta heqë doganën për importin e autobusëve të rinj. Gjatë një vizite që i bëri kompanisë “24 Yjet”, kryeministri Hoti tha se e ka vendosur në prioritetet e qeverisë së tij mbështetjen për kompanitë e transportit, në mënyrë që edhe qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet qarkullimi komod. Kryeministri Hoti tha se lirimi nga dogana për importin e autobusëve të rinj do të bëhet në tre muajt e parë të qeverisë që ai do të vazhdoj ta drejtoj. Drejtori i kompanisë “24 Yjet”, Gani Sinani, gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Hoti tregoi sfidat dhe vështirësitë me të cilat janë përballur transportuesit kryeqytetas, në kushtet e krizës së pandemisë dhe pa mbështetjen e nivelit lokal të qeverisjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …